Dako ndërhyn në hartën e zonës arkeologjike, aktivistët e kapin “mat”

0
267

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka patur një dëgjesë publike te Pallati i Kulturës ku është përballur edhe me përfaqësues të shoqërisë civile që u nisën enkas nga Tirana për t’u ballafaquar me njeriun që ka në dorë historinë dhe trashëgiminë kulturore të Durrësit e që s’po ndalet nga betonizimi.

“Kjo dëgjesë publike që për ne ishte e tejkaluar dhe e vonuar, si i thonë në gjuhën popullore  ‘më ka çuar baba me la gojën’ se aty tashmë po punohet dhe jemi para një fakti të kryer. Dako tentoi të kompleksonte shoqërinë civile duke i pyetur të pranishmit në dëgjesë nga je ti kush je ti”, rrëfen Gjikondi .

Dako ka prezantuar një hartë që nuk është asesi harta e miratuar me VKM në vitin 2011 për zonat e mbrojtura A dhe B.

Dako ka ndërhyrë te ndarja e zonave, ka zvogëluar zonën A që është e paprekshme për ta bërë të duket si zonë B e për të gërmuar kësisoj lehtësisht. Pikërisht kjo është edhe shkelja më e madhe ligjore e kryebashkiakut që paraqet një hartë tërësisht ndryshe nga harta ligjore miratuar me VKM.

“E pyeta kryebashkikun e Durrësi pse ka vënë dorë në zonat A dhe B, pse Velierën ia ka dhënë 3 shoqërive të arkitekturës, italianit, dhe 2 studiove të tjjera ndërkohë që për zonën A dhe B  nuk ka pyetur Institutin e Arkeologjisë. Erion Tase dhe Gjergj Bojaxhi ngritën gjithashtu problemin e zonës A dhe B, Mirela Jorgo avokatja këmbënguli në lejen, transparencën, dokumentacionin e punimet por Dako iu shmang këtyre pyetjeve”, thotë Gjikondi për newsbomb.al.

Projekti “Veliera” kur u prezantua fillimisht nga Dako, u tha se po përgatitej nga studio e arkitekturës shqiptare ERALD -G + ARKONSTUDIO dhe një studio enjohur arkitekture nga Italia, ARCHEA. Sheshi i ri publik, shpjegoi Dako, do të kishte një sipërfaqe prej 12 mijë metra katror dhe vela mbi të do të ishte 2 mijë metra katror, pra 12 mijë metra katrorë beton lart e poshtë, gjë që është e ndaluar edhe për zonën B.

“Për fatin tonë, pas reagimit, u çuan dhe durrsakët, një grua 70 vjeçare, një arkeologe, një urbanist, të gjithë haptas kundër projektit. pse mos ti tërheqim të huajt  me histori por me beton?” pyet me tone revolte aktivistja e cila shprehet e bindir në planin e kryebashkiakut të Durrësit  për të shqyer nëntokën e për të mbushur me beton atë që është një minierë  të vërtetë ari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here