10 shenjat që keni gjetur bashkëshortin ideal

0
287

Askush nuk është perfekt në këtë botë. Por kur biem në dashuri ne mendojmë se kemi gjetur partnerin ideal i cili është mishërim i gjithçkaje të mirë, të bukur, dhe të vërtetë. Por, pasi kalon pak kohë, ne fillojmë të kemi dyshime nëse kemi zgjedhur njeriun e duhur.

Ja 10 karakteristika që tregojnë se keni gjetur bashkëshortin e duhur.

  • Nuk ka frikë nga vështirësitë dhe është gati të zgjidhë çdo problem

Një burrë i vërtetë jo vetëm thotë fjalët më të bukura por gjithashtu merr hapa decisivë. Në situata të vështira, ai është gjithmonë aty si një sup ku mund të mbështesni kokën.

  • Mund të përgadisë darkën për vete

(Pa përdorur të gjitha pjatat dhe enët e kuzhinës.) Gratë moderne mendojnë se një burrë që duket burrëror dhe di si të gatuajë është bashkëshorti ideal. Dhe jo domosdoshmërisht duhet të bëjë diçka shumë speciale. Edhe nëse thjesht pret një shalqi ose arredon bukur tavolinën, mund ta bëjë një grua të lumtur.

  • Gjithmonë do jetë pranë teje, edhe kur ti bën një gabim serioz

Ne të gjithë bëjmë gabime, dhe, kur ndodh, partneri juaj duhet të jetë afër teje gjithmonë. Edhe kur jeni gabim. Në çdo situatë, bashkëshorti juaj duhet t’ju mbështesë në vend së të ju fajësojë.

  •  I kushton vëmendje detajeve

Kjo nuk do të thotë që burri juaj duhet të dijë çdo detaj të jetës tënde ose t’i kujtohet çfarë rroba ke veshur ditën e takimit të parë. Por ai duhet të vërë re gjërat që kanë rëndësi për ty. Ai e di sa sheqer vendos në çajin tënd dhe cila është kënga jote e preferuar.

  • Ai është i ditur, jo thjesht i zgjuar

Mund të jetë e dobishme të kesh dikë rrotull që di si të përshkruajë fizikën kuantike, por është edhe më e rëndësishmë të kesh një burrë që di të japë këshilla për jetën, kur të duhen më shumë.

  • Di si të të bëjë të qeshësh

Kur ndihesh keq, bashkëshorti juaj duhet të dijë si të të sjellë prapë në humor: të tregon një shaka të bukur, të mbështet, ose bën gjëra të tjera që të bëjnë të ndihesh më mirë.

  • Di si të bëjë kompromise dhe të negociojë

Bashkëshorti ideal mund të gjejë një gjuhë të përbashkët me oficerë policie, hidraulikë, dhe gra që qajnë pa kërcënime ose mitosje.

  • Ai nuk harron problemet e tua menjëherë sa lë shtëpinë

Burrat zakonisht e kanë të vështirë të fokusohen në më shumë se një aktivitet në të njejtën kohë. Por një person që të do, gjithmonë bën problemet e tua prioritet dhe asnjëherë nuk i lë ato mbrapa sirtarit.

  • Mendimi juaj ka vlerë për të

Marrëdhënia mes burrit dhe gruas nuk duhet të jetë vetëm rreth jetesës së bashku – duhet të bëheni miq, së pari, dhe pastaj këshilltarë për njëri-tjetrin. Kjo s’do të thotë që burri juaj duhet t’ju dëgjojë për gjithçka. Të mësoni si të merrni vendime së bashku është nje element shumë i rëndësishëm për një martesë të lumtur.

  • Ju ndihmon me punët e shtëpisë

Nëse bashkëshorti juaj ju vlerëson dhe ju respekton, asnjëherë nuk do ju lë të mendoni se jeni shërbëtorja e tij personale. Ai e kupton që lodheni në pune dhe është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë në pastrimin e shtëpisë nëse ja kërkoni./standard.al

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here