Rikthehet ‘dashuria e vjetër’, ja risitë dhe sa do të kushtojë

0
181

Nokia do të rilançojë versionin e saj 3310, ndoshta telefonin më të dashur dhe më të fortë në histori.

Celulari, që si fillim doli në vitin 2000 në një farë mënyrë solli epokën moderne të celularëve, do të shitet sërish me baterinë më formën më të mirë e më jetëgjatë të mundshme. Versioni i ri i Nokias së vjetër do të shitet për vetëm 59 euro, dhe me shumë gjasa do të përdoret si telefon i dytë për ata që komunikojnë shpesh, duke pasur parasysh që askush më nuk mund të heqë dorë nga smartphone-t.

Celulari i ri do të mund të blihet në Amazon, meqënëse nuk mund ta shpërndjë vetë kompania. Nokia prej kohësh ka ngelur në harresë për shkak të epokës së smartphone-ve.

Përveç 3310, Nokia do të vijë edhe me versionin Nokia 215 të cilët do të jenë të ngjashëm me smartphone-t por me çmim më të lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here