Pyetja e drejtuar nga shqiptari/ Hawking “lëshon bombën” për inteligjencën artificiale mbi njeriun

0

Shkencëtari Stephen Hawking ka lëshuar një deklaratë bombë në pyetjen që një inxhinier shqiptar i bëri atij në një leksion të mbajtur në Londër në “Imperial College”.

Loading...

Inxhinieri Elson Bajrakurtaj, ish-studenti shqiptar në këtë kolegj, pyeti shkencëtarin se a mendonte se inteligjenca artificiale një ditë do të sundonte botën.

Përgjigjia e Hawking ishte: “Kompjuterët e dyfishojnë kapacitetin dhe shpejtësinë e tyre një herë në dy vjet mesatarisht, ndërsa qeniet njerëzore evoluojnë brenda mijëra e vjetësh. Në këtë prizëm, mendoj se pas 100 vjetësh, inteligjenca artificiale do ta tejkalojë atë njerëzore. Dhe kur të vijë ajo ditë, unë shpresoj që ata të kenë të njëjtat qëllime me njerëzit”. Pyetja e shqiptarit Bajrakurtaj është përzgjedhur si ndër gjashtë pyetjet më të mira drejtuar shkencëtarit.

el el2

Loading...

Lini nje pergjigje