Martesë pa seks! Në këtë vend Shën Valentini nuk ka kuptim

0

Sipas një vëzhgimi të kryer nga planifikuesit e familjes në Japoni, rezultoi se pothuaje gjysma e çifteve të martuara, kishin më shumë se një muaj që nuk kryenin marrëdhënie seksuale dhe nuk presin që kjo situatë të ndryshojë.  Ky fenomen është quajtur nga studiuesit: “Sexless marriage”.

Loading...

Nga 3 mijë qytetarë të anketuar për këtë vëzhgim, 47.2% e tyre pohuan se ishin në një martesë pa seks, përqindje e cila vazhdon të rritet ndjeshëm. Por cilat janë shkaqet që kanë sjellë këtë dukuri?

Ekspertë të kësaj fushe aludojnë se përveç një humbje të mundshme të libido-s, një faktor tjetër i cili ndikon tek kjo dukuri janë orët e gjata të kaluara në punë dhe mungesa e kohës për intimitet. Ky përfundim mbështetet dhe nga studimi i kryer, pasi numri me i lartë i këtyre personave ishin në të 40-at e tyre, kohë në të cilën njeriu është në kulmin e tij profesional.

Të pyetur se cilat ishin shkaqet që i kishin çuar meshkujt drejt pasivitetit në çift, disa prej tyre janë përgjigjur se vinin nga puna tepër të lodhur, të tjerë pohuan se bashkëshorten e shihnin thjesht si një njeri të afërt të familjes dhe jo si partnere fizike, sidomos pas lindjes së fëmijës.

Kjo dukuri sigurisht ka pasojat e veta sociale, numri i vajzave të virgjëra është rritur ndjeshëm krahasuar me dekadën e fundit, ndërsa për meshkujt numri është i njëjtë me atë të viteve ’90. Nëse ky trend vazhdon me këto ritme, pritet që popullsia e Japonisë të ulet në 86 milionë banorë në 2060-ën nga 127 milion banorë aktualisht.

Burimi : The Guardian

Loading...

Lini nje pergjigje