Ja çfarë i shkruan një djalë ish-it që ka pasur e fejuara

0

Sot është dita e  të dashuruarve ndaj dhe duam t’u sjellim në vëmendje gjeste të vogla që i japin kuptim kësaj dite, por mbi të gjitha kësaj ndjenje.

Zhgënjime, lëndime dhe sfida të mëdha paraprijnë shumë dashuri derisa ato kurorëzohen me funde të lumtura.

Një djalë nga Anglia para disa kohësh ka vendosur që t’ia shprehë dashurinë të fejuarës së tij në një mënyrë krejt të veçantë.

Karlie Wright ka falënderuar ish të dashurin e Ryan March që e ka lënduar dhe e ka lënë të shkojë duke i dhënë mundësinë që ky vetë t’i ofrojë të gjithë dashurinë dhe kujdesin që ajo s’mori kurrë.

“Djalit që të la të shkoje,

Faleminderit ! Faleminderit që e le dhe nuk është më pjesë e jetës tënde. Faleminderit që më dhe mua mundësinë ta doja të bëja gjërat që e lumturojnë. Faleminderit që e lëndove të dashurën time. Unë do përpiqem të bëj më të mirën që të mos i shkaktoj dhimbje dhe lot. Do të bëj të gjitha gjërat në të cilat ti dështove t’i bëje për të kur ajo ndihej vetëm dhe thjesht një opsion. Do dëgjoj të gjitha historitë e saj sado të çuditshme të jenë dhe do t’i jap vëmendje edhe kur ajo nuk e kërkon. Do kujdesem për vajzën që ti dështove ta vlerësoje. Do ta dua dhe do të bëj gjithçka që ajo të qëndrojë me mua. Do ta dua për atë që është dhe do ta mbështes të bëhet ajo që do. Do të jem partneri që ti dështove të ishe për të. Do të jem burri që nuk do të bëj kurrë të njëjtin gabim që bëre ti. Nuk do të lë kurrë të shkosh”, ka shkruar djali në një postim në Facebook.

Lini nje pergjigje