7 arsye pse duhet të bëni më shumë seks, sipas shkencës

0
261

1.  Seksi ul stresin

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Paisley, Skoci, kur personat këryejnë marrëdhënie seksuale, presioni i tyre i gjakut reagon më pak ndaj stresit. “Për më tepër është një aktivitet i pëlqyeshëm e shumë flenë më mirë pasi bëjnë seks.” – thotëRobin Milhausen, asistent profesor për lëndën e seksualitetit human në Universitetin e Guelph.

  1. Seksi djeg kalori

S’mund të themi që duke kryer marrëdhënie seksuale do të digjni aq kalori sa do të digjnit nqs do të vraponit apo do të bënit aerobi, por një orë raport seksual do të djegë 275 kalori. Gjithashtu, profesor Milhausen thekson, kur jeni aktiv në marrëdhënien seksuale edhe qelizat, organet e muskujt tuaj marrin oksigjen qëështë mjaft e mirë për trupin tuaj.

  1. Orgazmat mund të ndihmojnë në uljen e dhembjeve

Nqs keni në mendje justifikimin e zakonshëm ‘Jo sonte zemër, më dhemb koka’, ndoshta duhet ta rimendoni këtë gjë. Në librin “Shkenca e Orgazmës”, Beverly Ëhipple na shpjegon që gjatë orgazmës çlirohet hormoni i dashurisë (oxytocin), i cli bën të mundur uljen e ndjeshmërisë ndaj dhembjeve. Milhausen thotë që orgazma në fakt na rrit tolerancën për dhembjet, por nuk është një zgjidhje afatgjatë.

  1. Seksi mund t’ju rrisë imunitetin

Në librin “Feeling Good Is Good For You”, Carl J. Charnetski përmend një studim të bërë nga Ëilkes University, nëËilkes-Barre, Penn., ku pyeten 112 gra dhe burra për shpeshtësinë e aktivitetit të tyre seksual dhe matet një antidot immunoglobulin A (IgA) – i cili mbron nga ftohja dhe gripi. Personat që kryenin marrëdhënie seksuale një herë në javë kishin nivele më të larta të IgA sesa përsonat që kryenin marrëdhënie më rrallë.

  1. Seksi ju bën të dukeni më të rinj

Harrojini locionet e kremrat! Sipas një studimi të realizuar në3,500 u raportua që personat që kryenin marrëdhënie seksuale mesatarisht 4 herë në javë dukeshin 10 vjet më të rinj!

  1. Seksi mund të ulë rrezikun për kancer prostate

Sipas një studimi të realizuar nga një profesor australian, sa më shpesh të kryenin marrëdhënie meshkujt e moshës 20-50, aq më shumë ulej rreziku që ata të kishin kancer prostate.

  1. Seksi mund të forcojë lidhjen tuaj

Ndoshta seksi nuk rregullon gjithçka, por oxytocin – që çlirohet gjatë orgazmës do të bëjë qëçifti të lidhet më shumë me njëri-tjetrin, kështu shpjegon Milhausen. Për më tepër, ai tregon që të dhënat japin prova që kënaqësia në lidhje dhe ajo në seks, janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nqs gjërat në dhomën e gjumit po shkojnë mirë, me siguri kjo do të reflektohet dhe në pjesë të tjera të lidhjes./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here