Vrasja e dy fishtë në Fier/ Flasin mikeshat e Ermirës: Ajo donte….

0
349

Faktet e reja të zbuluara nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e vdekjes së Ermira Dushit (Arapi) dhe Drini Dervenit si dhe dëshmitë e shoqeve të 29-vjeçares hedhin dritë mbi zbulimin e të vërtetës mbi këtë ngjarje.

Nga ekspertët e hetimit mësohet fakti se Ermira ka kërkuar ndarjen prej Drinit që pas Vitit të Ri.

Sipas dëshmive të disa prej shoqeve të saj, Ermira kërkonte të tërhiqej nga kjo lidhje, sepse Drini i shkonte shpesh në dyqanin e saj, në qendër të qytetit, përgjatë pedonales kryesore. Burimet nga hetimi tregojnë se Ermira donte t’i kthehej jetës së qetë familjare dhe për këtë i ka kërkuar të ndaheshin Drinit, gjë që nuk pranohej prej tij.

Grupi hetimor gjithashtu do të këqyrë tabulatet telefonike të çiftit, prej të cilave do të nxirren mesazhet dhe thirrjet telefonike të tyre për gjatë gjashtë muajve të fundit.

Ndërkohë, burime zyrtare nga grupi hetimor i çështjes bënë me dije se nëna e një vajzë 5 vjeçe nuk ishte shtatzënë, ndonëse si fillim u dyshua.

Gruaja nga Lushnja, e cila e ekzekutua me armë zjarri nga 31-vjeçari Drini Derveni, iu nënshtruar në ekspertize mjekoligjore, ndërsa u vërtetua se ajo nuk mbante në bark një fëmijë, që sipas hetuesve mund të ishte dhe një pistë e mundshme e shkakut të krimit makabër.

Pavarësish se grupi hetimor pohoi më herët se Ermira dyshohej që mund të ishte shtatzënë për shkak të barkut të rrumbullakosur, këto dyshime bien poshtë. /Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here