Punimet në Tiranë , ja oraret dhe zonat që nuk do të kenë energji

0
171

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme do të ketë kufizime të energjisë elektrike në kryeqytet. Sipas OSHEE kufizime të energjisë do të ketë në disa zona të Tiranës nga ora 09:30 deri në 15:30 për shkak të punimeve në 5 kabina të kryeqytetit në kuadër të investimeve për modernizimin e tyre.

Zonat qe preken nga stakimi i energjisë për qellim të këtyre punimeve, sipas kabinës, janë:

1. Kabina “Grigor Heba 3”
Pjesërisht rruga “Grigor Heb”.

2. Kabinat “Materniteti i Vjetër” dhe “Petal”.
Zona pa energji, “Bulevardi Zogu 1” pjesërisht, pranë Maternitetit te Vjetër dhe rruga “Medar Shtylla” pjesërisht.

3. Kabina “Tekno Projekt”.
Zona pa energji, pranë Zogut te Zi pjesërisht.

4. Kabina “Qemal Stafa 1”.
Zona pa energji, rruga “Qemal Stafa”.

5. Kabina “Izraeli 4”
Zona pa energji, prane Fushes se Aviacionit, pjeserisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here