Për një ditë të përkryer ju duhet 36 minuta punë dhe 106 minuta seks

0
237

Rekomandimi vjen nga dy dijetarët amerikanë, dr. Christian Kroll, hulumtues në Jacobs University Bremen dhe dr. Sebastian Pokutta, shkencëtar në Georgia Institute of Technology, të cilët janë përkushtuar për të klasifikuar aktivitetet e ditës së bazuar në kënaqësinë që ato ofrojnë.

Kjo recetë e studiuesve kërkon një përpjesëtim adekuat të kohës të përkushtuar për punën dhe hapësirës për të bërë atë që ju dëshironi.

Për të plotësuar gëzimet e jetës, për të marrë maksimumin e mirëqenies dhe lumturinë, 106 minuta i duhen kushtuar seksit, ndërsa në punë vetëm 36 minuta. Këto janë rezultatet e një studimi të dedikuar për optimizimin e kohës në ditë për të promovuar jetesë të mirë.

Metoda e dy studiuesve quhet Metoda e Rindërtimit të Ditës dhe është e përqendruar në çështjet e mëdha të jetës, të tilla si puna, martesa, shitjet dhe njohja e perceptimi emocional që njerëzit kanë për jetën e tyre. Kjo metodë u krijua në vitin 2004 dhe me këtë sistem janë analizuar 909 femra. Në punën e tyre, të dy studiuesit kanë prezantuar një analizë, e përqendruar gjithmonë në perceptimin e mirëqenies, për optimizimin e kohës në ditë që zgjat 16 orë, pra duke përjashtuar periudhën 8-orëshe për të fjetur.

Të dhënat tregojnë një tregues të thjeshtë: një ditë e përkryer duhet të jetë e dedikuar për të bërë atë që ne dëshironim. Dhe numrat në dorë, për bërjen optimale të aktiviteteve të ndryshme, janë caktuar 36 minuta për të punuar kundër atyre 106 për seks. Gjithashtu, 82 minuta vlerësohet se u duhen kushtuar marrëdhënieve sociale dhe 75 minuta për ushqim.

Për të kuptuar se si receta e ditëve tona është larg nga kjo “dozë ideale” duhet të dimë se puna jonë e përditshme na merr një minimum prej 244 minutash në ditë, ndërsa ne u kushtojmë aktiviteteve tona të preferuara më pak se 7 minuta. Me pak fjalë, përqindja ideale midis detyrës dhe kënaqësisë është vite drite larg.

A jeni ende duke menduar për ish-të dashurin?

Nëse jeni ende duke menduar për atë me të cilin jeni ndarë, mos vazhdoni ta mohoni, nuk ka asgjë të keqe. Ja si mund ta zbuloni nëse ende jeni në dashuri me të.

Kujtimet

Nëse ende i kujtoni të gjitha gjërat, edhe detajet më të vogla të takimeve tuaja, fjalët që keni thënë e momentet e lumtura, kjo do të thotë se vazhdoni të jeni në dashuri me ish-të dashurin tuaj.

Përndjekja

Kjo është diçka që ndodh në rastet më të shpeshta. Sigurisht se ende vazhdoni ta përcillni çdo hap që bën ai në jetë, vendet ku del, ku e kalon kohën me shoqërinë, vazhdoni të bëni përpjekje për ta mbajtur të gjallë kujtimin që keni për të. Kjo është një shenjë se nuk mund ta harroni atë.

Shpresa për një rast të dytë

Kur dëgjoni lajme të këqija për ish-të dashurin tuaj, ndiheni keq edhe ju. Kur dëgjoni se ai është i lirë dhe nuk ka lidhje me dikë tjetër, ju menjëherë filloni të mendoni se si do të ishte po të ktheheshit prapë bashkë. Megjithatë, më e mira është të vazhdoni me jetën tuaj.

Vizita në vendet e njëjta

Nëse ende vazhdoni t’i vizitoni të njëjtat vende ku keni qenë edhe me të, mund të ketë mundësi që nuk jeni duke e tejkaluar ndarjen. Ju nuk duhet të ktheheni në ato vende, sepse vetëm do të lëndoheni dhe nuk do të arrini asgjë. Mbi të gjitha, ju nuk doni të dukeni e dëshpëruar në sytë e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here