Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjendari i muzikës xhaz, Al Jarreau

0
132
performs during the 62nd edition of the Sanremo Song Festival, in Sanremo, Italy, Thursday, Feb. 16, 2012. (AP Photo/Luca Bruno)

Këngëtari legjendar i muzikës xhaz, Al Jarreau, është ndarë nga jeta në moshën 76-të vjeçare.

Al Jarreau, shtatë herë fitues i çmimit Grammy Awards, me një repertor të shumëllojshëm, njoftoi tërheqjen nga skena, vetëm pak orë përpara fillimit të ceremonisë së çmimeve Grammy.

“Prioriteti i tij i dytë më i rëndësishëm në jetë ishte muzika. Ai nuk kishte një priopritet të tretë. Prioriteti i tij i parë ishte të shëronte dhe të ngushëllonte ata që vuanin”, shkruan menaxheri i tij, Joe Gordon, në faqen e tij në internet.

Alwyn Lopez Jarreau,  i cili lindi më 12 mars 1940, ishte djali i një pianisteje kishe dhe një pastori. Karrierën e tij si këngëtar, ai e filloi në një moshë të vogël, duke kënduar në baret e qytetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here