Kush e hodhi në erë Wall Street-in?

0
234

 

Nju Jork, 16 shtator 1920. Rreth mesditës, një karrocë e tërhequr nga një kalë shpërtheu pranë Ëall Street No. 23, rruga e famshme e lagjes më të rëndësishme financiare të botës, duke shkaktuar 38 të vdekur, qindra të plagosur, nga të cilët 143 rëndë. Viktimat ishin kryesisht shërbëtorë, ndërmjetës dhe të punësuar në nivele të ndryshme të sektorit. Shpërthimi shkaktoi më shumë se 2 milionë dollarë dëme (23 milionë me paratë e sotme) dhe e detyroi Bursën e Nju Jorkut që të pezullonte veprimet për atë ditë. Dyshimet ranë menjëherë mbi qarqet antikapitaliste me frymëzim anarshist. Për vite të tërë, BOI (paraardhësja e FBI) dhe forcat e policisë kryen hetime, por nuk ia dolën kurrë ta mbyllin përfundimisht cështjen. Studime të kohës  dhe të mëpasshëm thonë se autori ishte anarshisti italian Mario Buda, i njohur edhe si Mike Boda, që i përkiste grupit anarshist të Luigi Galleanit. Akti mendohet të ketë qenë një raprezalje për arrestimin e Ferdinando Nicola Sacco dhe Bartolomeo Vanzetti. Buda, shumë i lidhur me këta të dy, ishte dyshuar tashmë për sulme të tjera terroriste, si ai në Miluakee në vitin 1917. Përpara se të inkriminohej, ai ia doli të largohet nga SHBA dhe të kthehej në Itali, ku vdiq në vitin 1963.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here