Kokëdhima: Tahiri dhe Veliaj ‘princat’ e Rilindjes që kanë marrë peng PS

0
189

Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka vazhduar me sulmet ndaj PS-së dhe kryetarit Rama. Së fundi ai ka zhvilluar një takim në qytetin e Elbasanit, prej ku hodhi akuza ndaj partisë së tij për mosmbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë.

Sipas Kokëdhimës arsyeja duhet kërkuar tek rivaliteti Tahiri-Veliaj, të cilët e shohin veten si pasardhës të Ramës në krye të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

“Në gjithë Shqipërinë në verën e vitit 2016 u bënë zgjedhjet e organeve vendore të Partisë Socialiste. U zgjodhën edhe kryetarët e partive në nivel bashkie. Në Tiranë nuk u bënë zgjedhjet. Partia Socialiste e Tiranës është më e shpartalluara në krahasim me gjendjen politike dhe organizative të partisë në të gjitha bashkitë e tjera të vendit. Saimir Tahiri është kryetar qysh në vitin 2011. Ai e ka mandatin 2 vjet. Që atëherë ai nuk është zgjedhur më. Saimiri nuk zgjidhet, ai rri kryetar vetvetiu. Është kryetar i përherhershëm”,tha Kokëdhima.

Sipas Kokëdhimës, Tahiri dhe Veliaj, janë dy “princat” e Rilindjes që e kanë marrë peng PS-në e Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here