Histori të padëgjuara: Çfarë heqin njerëzit për të bërë seks

0

Është ai moment kur epshi të pushton të gjithin dhe do bëjë çdo gjë për të bërë seks  duke nisur nga shpenzimi i shumave marramëndëse të parave që nuk i keni deri aty sa  t’i mbushni mendjen vetes tuaj se mund të bëni  gjëra qesharake pavarësisht pasojave. Me një fjalë keni nevojë të bëni seks me dikë dhe kjo përjashton veten tuaj.

Loading...

Ja deri ku kanë arritur këta persona vetëm për të kaluar disa çaste intime:

Të gjithëve na pëlqen theksi, apo jo?
Për dy muaj u shtira sikur flisja me një theks britanik madje ndryshova dhe emrin për tu dukur më seksi. Nuk kaloi shumë kur një nga miket e mia më thirri me emrin tim të vërtete duke më pyetur se çfarë ishte ai theks.
Në këtë pikë, ai mund të vazhdonte akoma të flinte me mua, por isha e zënë ngushtë dhe e vetmja gjë që doja në ato moment ishte të zhdukesha.
-Amy, 24

Të paktën arrita në kohë për diplomimin
Shkova tek apartamenti i të dashurit tim tre orë para se prindërit e mi të vinin në qytet për  ceremoninë e diplomimit. Sigurisht që shokët e tij ndodheshin aty kështuqë na u desh të mbylleshim në dhomën e tij, shtriheshim në parket dhe unë të kafshoja  jastëkun për të mos bërë zhurmë. Oops!
-Linsay, 22

A je i sigurt?
Isha ende në shkollë të mesme. Nuk mund të shkoja tek shtëpia e të dashurës time, kështuqë e bëmë në një kinema. Askush nuk na vuri re.
-John, 27

Këtu ka diçka që nuk shkon
Udhëtova për orë të tëra për të takuar dikë nga një qytet tjetër. Ishte mesnatë kur arrita dhe kisha shpenzuar një shumë të madhe për taksat, kur ç’të shoh? Ai kishte një penis të vogël.
-Gina, 22

Kjo po që është zgjidhje e zgjuar!
Kam një “shok” , tek i cili nuk mund të mbështetesh aspak dhe sa herë që bënim plane për të fjetur bashkë ngeleshin gjithmonë për minutën e fundit. Kështu një natë vendosa të dilja me shqërinë time pa bërë asnjë plan se do e kaloja pjesën tjetër të natës tek ai duke qënë se nuk më kishte kthyer mesazh që në mëngjes.
Pas disa orësh, pijesh dhe kërcimi më hipi një dëshirë e madhe për të bërë seks kështuqë mora telefonin për t’i dërguar një mesazh dhe pashë që ai më kishte shkruar se mund të kaloja nga shtëpia e tij kur të doja. Duke qënë se kishte shkuar  ora  1 e natës dhe nuk isha aspak e përgatitur shkova me vrap në një supermarket 24h, bleva brisk, pastë dhëmbësh dhe sigurisht, kondom.
Kur arrita tek shtëpia e tij, i kërkova të bëja një dush dhe ju futa punës. Nga një bishë që isha dola nga tualeti si një nimfë e vërtetë. Duhet të them se ishte një nga netët më të zjarrta që kisha kaluar ndonjëherë.
-Mary, 25

Për cfarë mund të keni diskutuar?
Shkova tek kampi veror i ish të dashurit tim i cili punonte dy orë larg meje. Ishte vetë mami i tij që më çoi tek ai.
-Elisabeth, 23

 

Loading...

Lini nje pergjigje