Disa hile të vogla për mvisavet, ju lehtësojnë vertetë punë

0
511

Sigurisht që kuzhina ka shumë sekrete për tu zbuluar nga ata që pëlqejnë të eksperimentojnë me gatimin.

Me shumë mundësi ju mund të jeni një ‘kuzhinier’ shumë i mirë në shtëpinë tuaj por ende nuk dini disa teknika që mund t’ju lehtësojnë shumë punë.

Më poshtë do ju tregojmë disa prej tyre. Kur ti provoni, me siguri do të na falenderoni!

‘Pika’ kosi

Image

Doni të zbukuroni pjatat? Mjafton kosi natyral ose i frutave, i vendosur në një mbajtëse mustarde dhe ju mund të dekoroni fare mirë çdo gjë. Kosi zakonisht shkon me shumicën e gatimeve kështu që mund ta përdorni pa problem.

Priteni qepën pa lotuar

Image

Mjafton që ta vendosni qepën që doni të prisni në feta 15 minuta në frigorifer dhe nuk do të lotoni.

Si të qëroni vezët me lehtësi

Image

Kur të jeni duke i zierë vezët vendosni një fetë limoni tek uji dhe do të keni shumë të lehtë ta qëroni më pas.

Zëvëndësoni përdorimin e vezës në gatim për të bërë pjata më të shëndetshme

Image

Një kokërr vezë mund të zëvëndësohet lehtësisht me një gjysmë banane sepse shija do të ngjajë shumë një lloj.

Qëroni lehtësisht hudhrën

Image

Mjafton që për 15 sekonda ta vendosni hudhrën në mikrovalë dhe më pas ta qëroni lehtësisht.

Dalloni specat ‘mashkull’ dhe specat ‘femër’

Image

Kur blini specat shikojini fundet e tyre. Nëse kanë 3 të ngritura janë speca ‘meshkuj’, nëse kanë 4 të ngritura janë speca ‘femër’.

Priteni brumin pa përdorur thikë

Image

Mund të mos i ndani me thikë por me fije stikadenti dhe më pas ta vendosni në furrë brumi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here