Diferenca e moshës tregon jetëgjatësinë e lidhjes

0
192

Duket se diferenca e moshës mes partnerëve tregon dhe jetëgjatësinë e lidhjes.

Ky është përfundimi i kërkimit të realizuar nga dy studiues të Emory University në Atlanta, në të cilin morën pjesë rreth 3000 persona.

Sipas studimit sa më e madhe diferenca e moshës mes çiftit, aq më të larta janë shanset për t’u ndarë.

Nëse keni një diferencë prej 5 vitesh keni 18 % më shumë mundësi të ndaheni sesa dy persona në moshë të njëjtë. Dhe në rast se diferenca juaj është rreth 10 vitet, atëherë rreziku shkon në 39 %.

Sipas trendit të këtij studimi nëse difrenca e moshës është 20 vite, shanset për t’u ndarë janë 95 %.

Por në ndarje krahas ndryshimit të moshës, ndikojnë dhe disa faktorë të tjerë statistikor. Psh të paturit një fëmijë përpara martese i ul shanset e ndarjes në 59 %, ndërsa një fëmijë pas martese me 76 %.

Nëse keni ndryshim në nivelin e edukimit mundësia për të shkuar në ndarje është thuajse 43 %, por nëse arrini të festoni përvjetorin e 2-të të martesës keni 43% më pak mundësi që të divorcoheni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here