Detaje të reja nga grabitja në Rinas: Ja sa para kishte në thasët që po transportoheshin me furgon

0

A jeni kuriozë të dini se çfarë valute transportonin thasët e grabitur nga makiant e modifikuara si të blinduara?

Loading...

Ora News ka arritur ta mësojë.

Në 8 thasët e grabitur mesditën e 9 shkurtit 2017 nuk kanë qenë vetëm dollarë amerikanë, por dhe euro, franga zvicerane, paund, dollarë kanadezë dhe australianë.

Të gjitha në total e konvertuar bën shumën e 3 milionë e 200 mijë dollarëve amerikanë.

Valuta 

-2 milionë e 400 mijë euro
– 200 mijë dollarë amerikanë
-80 mijë franga zvicerane
-rreth 280 mijë Paund
-një sasi dollarësh kanadezë
-një sasi dollarësh australianë

Sipas llogarisë kanë nisur për në Rinas rreth 3 milionë e 200 mijë dollarë amerikanë, vlera e së cilës nuk është dorëzuar pasi ishte sulmuar SHPSf shoqëruese e lekëve në rrugën e Rinasit

Ndërkohë vijojnë hetimet per zbulimin e autorëve të supergrabitjes. Burime pranë grupit hetimor thanë se parate ishin marrë nga një degë e bankës që ndodhet në një nga hotelet kryesorë te kryqytetit, rreth orës 12.10 minuta dhe pasi kishin ndaluar për disa minuta në zonën e Laprakës në 12.38 kishin njoftuar sallën operative të policisë për levizjen drejt Rinasit.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ripërsëriti sot edhe nje herë se hetimet për zbardhjen e grabitjes së ndodhur mesditën e së enjtes në Qafe Kashar janë në rrugë të mbarë. Sipas Ministrit të Brendshem ngjarje te tilla duan kohën e tyre.

Grabitja e 9 shkurtit 2017

Në rrugën pranë universitetit “E…”, në mes të makinave të blinduara, është futur një mjet fuoristradë, e cila fillimisht i ka bllokuar rrugën makinës shoqëruese dhe më pas ka dalë pas saj.

Në këtë moment, nga një rrugë dytësore, ka dalë një tjetër mjet tip fuoristradë që ka goditur makinën e blinduar, duke e ndaluar atë.

Nga kjo makinë kanë dalë disa persona të maskuar dhe të  armatosur, duke qëlluar në drejtim të makinës së blinduar.

Një prej personave nën hetim deklaron se ka parë që autorët mbanin rroba me nënshkrimin “Policia”. Ndërsa personat e tjerë nën hetim deklarojnë se kanë parë që autorët ishin të veshur me rroba të errëta, kryesisht nga ato që veshin forcat speciale, por kanë deklaruar se nuk kishin fiksuar nëse në vjeshjet e tyre kishte shënime.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë me përplasjen e mjetit të parë, është sulmuar edhe makinë e shoqërimit nga dy autorë të tjerë.

Nga fuoristrada që ka përplasur makinën e blinduar (të parën në rresht), kanë dalë edhe dy persona, të cilët mbanin në duar çekiç (varre), dhe kanë qëlluar xhamin e parë të makinës. Pasi nuk është thyer xhami i parë i makinës, autori ka goditur xhamin e derës së shoferit, duke e thyer atë dhe kanë detyruar të zbresin  në tokë dy punonjësit e SHPSF.

Para se të zbrisnin nga automjeti, sipas deklarimeve, një prej punonjësve të SHPSF ka qëlluar 3-4 herë në drejtim të personit që theu xhamin. Po sipas deklarimeve, personi me vare në dorë është larguar dhe aty është afruar një tjetër prej autorëve, i armatosur, i cili ka futur armën brenda kabinës së mjetit nëpërmjet xhamit të thyer, duke i kërcënuar punonjësit e SHPSF-së, të cilët janë detyruar të dalin jashtë.

Autorët kanë filluar që të kërkojnë çelësat e kasafortës nën kërcënimin e armëve. Në të njëjtën kohë, dy autorët e tjerë kanë arritur të neautralizojnë tre punonjësit e SHPSF që ndosheshin në makinën shoqëruese. Pasi autorët nuk arritur të gjejnë çelësin e kasafortës, ata, më anë të një guri fresibël, i cili ndodhej në makinën e tyre, kanë thyer kasafortën, dukë marrë që aty 8 (tetë) thasë me vlera monetare dhe janë larguar në drejtim të urës së Sharkës, në zonën e Vorës.

Loading...

Lini nje pergjigje