Denoncoi skandalin tek poliklinika, infermieri: Më kanë kërcënuar por nuk iki nga Shqipëria

0
187

Infermieri i cili grisi bluzën e bardhë në shenjë revolte tek Poliklinika e Tiranës ishte i ftuar në emisionin “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në ‘News24’. Frrok Bardhi ka thënë se veprimin e kreu në shenje proteste dhe revolte ndaj kushteve të këqija ku punon.

Infermieri Bardhi tha se ka punuar si infermier për 30 vite, ndërsa askush nuk mund të tallet me bluzat e bardha. Më tej ai u shpreh se do të lërë punën nëse nuk ndryshojnë kushtet, pasi sipas tij në vendin ku ai qëndron nuk është poliklinikë por banjo.

Gjithashtu infermieri i poliklinikës Frrok Bardhi tha se ka marrë edhe kërcënime, por nuk do të largohet nga Shqipëria. Infermieri tha se pas ligjit të ri atë e caktuan tek poliklinika numër 9, por kur shkoi atje dikush i ka thënë se ajo kishte qenë banjo më përpara. Bardhi tha se nuk ka asgjë me Ilir Beqajn, por nuk mund të punojë në një gjysmë banjo.

“Nuk kam asgjë me Ilir Beqaj, pasi i kam qenë edhe në shtëpi kur kishte tezen sëmurë. Grisa bluzën në shenjë proteste. Kjo është bluza e cila ushqen fëmijët e mi dhe që i shërben fëmijëve të mi. Shkova si çdo ditë në Urgjencën e Tiranës dhe më caktuan në poliklinikën 9, pasi personeli është shpërndarë në 3 pika sipas rregullores së re. Por kur shkova atje një zonjë më tha se këtu ka qenë banjo më parë, nuk ja përmend emrin edhe nëse varem ne litar. Duhet të ketë një standard të ambulancave. Kur kam parë banjën aty nuk kam dashur të di çfarë bëhet më. Kam disa kolege ata durojnë aty, kurse unë jo. Unë nuk shkoj të punoj në një gjysmë banjo. Edhe të më bie plumbi ballit nuk shkoj. Nëse me vendosin në atë gjysmë banjo unë nuk shkoj, le të më pushojnë nga puna. Problemi është se janë marrë ambiente që janë të pafavorshme, pasi aty qëndrojnë vetëm kafshët. Unë se marr vesh pse kanë frikë kolegët”- tha Infermieri Frrok Bardhi

Kam vrarë njeri, kam prerë njeri? Unë nuk di që kam vrarë njeri. Kam ndjerë presion, qoftë me njerëz me syze para-mbrapa.

Keni ndjerë presion?
Kam ndjerë presion. Në telefon. E kam marrë këtë rrugë, do e çoj deri në fund.

Kush ju ka bërë presion?
Ka organe të tjera që unë mund të dëshmoj.

Keni bërë denoncim?
Jo nuk kam pse të bëj denoncim. Kam pas disa kërcënime. Edhe sot tek lagjja ka pasur disa lëvizje, njerëz. Kanë dashur të më kapin për veshi, nëse e kupton.

Do vazhdoj punën, do bëj injeksione. Do vazhdoj punën time. Nuk iki jashtë shtetit, këtu do jetoj.

Disa portale kanë prekur edhe jetën tuaj personale…
Jeta ime personale është si për çdo njeri e shenjtë. Unë e di kush fshihet pas tyre. Nuk kanë asnjë lidhje me mua ato që fliten në portale. Nuk më bëjnë përshtypje fare.

Pavarësisht presioneve jeni i vendosur t’i shkoni deri në fund. Çfarë nënkuptoni ju? Thoni do ta vazhdoj punën por nuk do të vazhdoj aty ku keni bërë denoncimin tuaj…
Unë do të shkoj tek puna, tek urgjenca e Tiranës si çdo ditë tjetër. Në momentin që caktohem tek poliklinika 9 unë nuk do të shkoj. Do të shkoj në urgjencë. Nuk e kërkoj për veten time, por për të gjithë shokët e mi. Për të gjithë infermierët e mjekët e Shqipërisë. Janë njerëz që duan të punojnë me dinjitet.

Të gjitha pikat kështu janë, si poliklinika 9?
Ka 3 pika Tirana. Dyshoj se ministri nuk i di të gjitha gjërat siç janë. Dyshoj se e gënjejnë. Ndryshe thotë ai dhe ndryshe bëjnë ata poshtë tij./bw

vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here