Çfarë është dashuria platonike? Si të kuptosh se je pjesë e saj apo jo

0
968

Ju duket e vështirë ti kuptoni ndjenjat që keni ndaj mikut tuaj? Turbullimi se një person i caktuar po bëhet më shumë se mik, apo është thjeshtë një ndjenjë? Ky artikull ju ndihmon ta kuptoni se çfarë nënkupton dashuria platonike dhe si të arrini miqësi të forta pa hutimin e ndjenjave ose pa e vështirësuar marrdhënien miqësore me mikun tuaj.

1. Kuptojeni dallimin mes dashurisë reale dhe dashurisë platonike

Dashuria është një lidhje emocionale me një person të veçantë, e cila shprehet përmes veprimeve, kujdesit dhe dhembshurisë. Për shembull, një nënë dhe vajza e saj kanë dashuri familiare. Partnerët kanë dashuri romantike, shkruan standard.al.

• Dashuria mes miqve është dashuri platonike. Dashuria platonike përshkruhet si një marrëdhënie e cila është plotësisht shpirtërore dhe jo fizike. Nëse një djal dhe një vajzë rrin bashkë gjatë gjithë kohës, por nuk janë të dashur, ata do të mund ta përshkruanin marrëdhënien e tyre si platonike


2. Mendoj ndjenjat që i ke për atë person

A mendon për të në mënyrë romantike apo erotike? Ndjenjat si këto të sygjerojnë se ti mund të kesh dashuri të ndryshme për atë person. Nëse nuk ke ndjenja të forta për të, por vetëm dëshiron të rrish me të, sipas të gjitha gjasave ju keni dashuri platonike per të.


3. Mos e merrni dashurinë tuaj si diçka më tepër

Njëri ndër ngatërrimet më të zakonshme ndodh atëherë kur njerëzit, tërheqjen ndaj një miku e marrin si diçka më të thellë. Qoftë me vetëdije ose pa vetëdije, është shumë e lehtë të ngatërrohen ndjenjat e dashurisë.


4. Kuptoje sa e fortë mund të jetë dashuria platonike

Është plotësisht normale që njerëzit të përjetojnë ndjenja të forta për ata që u interesojnë, pa qenë dashuria e tyre për ta, dashuri romantike. Shumë ngjashëm me dashurinë e vërtetë, dashuria platonike krijon tërheqje të fuqishme mes njerëzve.


5. Mendojeni se çfarë nënkupton ideja e juaj për miqësi

A i konsideroni të njohurit miqë apo keni nevojë për njohuri të thellë për dikë, para se ta kategorizoni si mik? Për të identifikuar llojin e dashurisë, ju fillimisht duhet ta bëni krahasime se cilat janë rregullat e juaja për dashurin platonike?/ standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here