Boçi: Meqënëse ‘qau’ shëndetësinë, Rama tani do të ‘ndrisë’ edhe arsimin

0
158

Luçiano Boçi, drejtuesi i Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike deklaron se kryeministri Edi Rama ka degraduar infrastrukturën arsimore.

Rama vetëm ka ndërtuar vetëm disa fusha sportive në një kohë kur para fushate premtoi se do të ndërtonte 150 shkolla në të gjithë Shqipërinë ka thënë Boçi.

 

“Pasi për katër vite Rama nuk vuri asnjë tullë për një shkollë të re, përpos ca fushave sportive dhe pasi e degradoi infrastrukturën arsimore, duke i lënë shkollat pa laboratorë, mjete didaktike e IT, sot “po hapej” se po niska të ndërtoka 17 të tilla në Tiranë!!!

 

U “entuziazmova” sepse mendova se pas katër vitesh, Rama më në fund po kuptonte ç’domethënë Arsim! Do dëshiroja të ishte e vërtetë kjo “ëndërr” dhe jo mashtrimi i radhës. Por vesi del me shpirtin Mashtruesin dhe hajdutin e tradhtojnë gjithmonë detajet.

 

Kur i ra gjoksit “si para fushate” se do ndërtonte dhe 150 të tilla në gjithë Shqipërinë, u kuptua që Rama tani i është ngulur Arsimit, “për t’i hedhur hi syve” miletit.

M.q.s, Shëndetësinë e “qau” këto katër vite, tani premton “të ndrisi” Arsimin!!!????

Përfundimisht ky është i pashërueshëm. Mashtron “pa doganë” për pak pushtet, pa pasur as idenë e shifrave e as të sektorëve. Nuk përmbahet fare!!!

I vetmi shpëtim për të mbetet largimi”, ka shkruar Boçi në Facebook.

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/posts/1867748503468994?pnref=story

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here