4 mënyra për të përmirësuar marrëdhënien me fëmijët tuaj adoleshentë pa u çmendur

0
157

Është shumë tentuese që t’i përgjigjemi komenteve të fëmijëve tanë adoleshentë. Ata mund të refuzojnë fjalën “jo” si përgjigje, dhe mund t provojnë çdo mënyrë që ta shndërrojnë në një “po”.

Teksa kjo vazhdon të ndodhë, ju mund të ndjeni nervozën duke u shtuar, por në vend se të reagoni, duhet të përgjigjeni.

Ja disa mënyra për t’u afruar me fëmijët tuaj adoleshentë.

Shkruajini mesazh në telefon

Mund të tingëllojë si një metodë e dyshimtë e përmirësimit të marrëdhënies suaj por në fakt funksionon. Kjo për shkak se, ditëve të sotme, mesazhet online janë “gjuha e nënës” për adoleshentët. Ata mund të shprehin më shumë emocione kur nuk ju shohin në sy.

Dërgimi i mesazheve është një linjë e re komunikimi që prindërit nuk e kishin më parë.

Humoret e mira janë mundësi të arta

Adoleshentët nuk do thonë që duan strukturë dhe stabilitet, por iu nevojitet. Kur keni disa momente konsistente, ku ata e dinë që mund të lidhen me ju dhe të marrin këshilla, iu jep atyre mundësi të parashikojnë çfarë do ndodhë edhe nëse është një kohë kaotike për ta. Kështu që shfrytëzojini këto “humore të mira” për të iniciuar këto biseda.

Njoftojeni me shoqërinë tuaj

Gjëja më e mirë që mund të bëni për fëmiun tuaj është ta prezantoni me miqtë tuaj. Në këtë mënyrë ju lidhin më shumë aktivitete së bashku dhe afroheni më shumë.

Jepini një strategji daljeje

Lëreni fëmijën tuaj ta dijë me siguri, që nëse do ketë nevojë për ju, ju do jeni aty- pa asnjë pyetje. Është e rëndësishme të vendosen disa rregulla dhe pritshmëri port ë lejohen edhe gabime. Adoleshentët duhet të navigojnë në situate të reja dhe të mirren me presionin e moshatarëve. Nëse fëmija juaj ka hyrë në telashe, duhet t’ia bëni të ditur se mund t’ju marrë kurdo në cellular dhe ju do jeni aty gjithmonë për ta ndihmuar.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here