10 filmat më romantikë për këtë Shën Valentin

0

Ja disa klasikë romance për takimin tuaj me të dashurin/dashurën këtë Shën Valentin.

Loading...

 

Casablanca (1942)

 

Ky klasik të cilin besoj shumica e keni parë, është i papërsëritshëm. Një histori e lezetshme dashurie, ku përfshihet pak edhe historia e Luftës së Dytë Botërore, ky film me siguri se do bindë partnerin/en tuaj që keni shije të mirë kinematografike.

Shakespeare in Love (1998)

 

Në këtë romancë qesharake, Shakespeare (Joseph Fiennes)  po mundohet të përfundojë shkrimin e dramës së tij, Romeo dhe Zhulieta. Pastaj ai takon një grua të re të mrekullueshme (Gwyneth Paltrow) e cila i jep gjithë inspirimin që i duhej për ta përfunduar dramën.

Gone with the Wind (1939)

 

Të gjithë do ju thonë që kjo është historia më e bukur e dashurisë së ndaluar që keni parë ndonjëherë, prandaj mos e humbni.

The African Queen (1951)

 

Ky udhëtim për të gjetur dashurinë është atraktiv edhe për ata që urrejnë romancën në filma, kështu që mos e humbni rastin ta shihni.

Ghost (1990)

 

Nëse doni ta bëni të dashurën të qajë, tregojani këtë film. Ky film ikonik me Patrick Sëayze-n në rol kryesor ka bërë me million njerëz të qeshin dhe të qajnë njëkohësisht.

Bridget Jones’s Diary (2001)

 

Një grua jostabile vendos të marrë jetën e saj në kontroll në moshën 32 vjeçare. Gjëja e parë në listën e saj: ditari. Gjatë rrugës ajo bie në dashuri me dy burra. Fatkeqësisht, këta të dy urrejnë njëri tjetrin. Fatmirësisht për ne, kjo çon në situata shumë qesharake.

Bonnie and Clyde (1967)

 

Nuk ka aktivitet më i mirë për të njohur dikë siç duhet se të shkosh të grabisësh banka me të. Edhe pse Bonnie dhe Clyde ranë në dashuri në mes krimesh, ne prapë mund të gjejmë veten në historinë e tyre.

The Notebook (2004)

 

Bazuar në një roman nga Nicholas Sparks, ky film tregon historinë e një burri të vjetër gruaja e të cilit vuan nga sëmunda e Alzheimer.

The Apartment (1960)

 

Ky film arrin të jetë qesharak, sharmant, romantik sa s’bëhet dhe prapë arrin të jetë ‘cool’. Si ia del? Duhet ta shihni medoemos.

Four Weddings and a Funeral (1994)

 

Charles është i pafat në dashuri, të paktën deri sa takon Carrie-n, amerikanen e bukur , në një dasmë. Rrugët e këtyre dyve vazhdojnë të ndeshen, katër dasma dhe një funeral, kur ata fillojnë të kuptojnë se universi po mundohet t’u thotë diçka.

Përshtati në shqip Standard.al/L.M.

Loading...

Lini nje pergjigje