18 Shkurti/ Ish të përndjekurit thirrje për protestë: Qeveria po na nëpërkëmb

0
205

Ish- të përndjekur dhe shoqatat që drejtojnë i kanë bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrjen në protestën e 18 shkurtit të organizuar nga opozita shqiptare. Ish të përndjekurit shprehen se qeveria nuk po mban premtimet dhe po i nëpërkëmb.

Uran Kostreci: Ndoshta askush më tepër se ne e ndien përgjegjësinë edhe nevojën shpirtërore që në 18 Shkurt të tregojmë e demostrojmë protestën tonë ndaj kësaj qeverie që po nëpërkëmb këtë popull në këto katër vite. Të nderuar zonja e zotërinj
Kjo qeveri për fat të keq nuk ka mbajtur asnjë nga fjalët që ajo tha para se të vinte në pushtet. Edhe për më tepër në 18 Shkurt më tepër se ata që vuajtën nëpër burgje e që nuk po përmenden më , duhet të vijnë edhe ata që patën iluzionin e gabuar që votuan këtë qeveri. U gënjyen jo vetëm ata por i gjithë populli. Sikur kjo qeveri që është e majtë do te kishte bërë punë për Shqipërinë, ndoshta do ta kishim mbështetur edhe neve, që skemi qenë kurrë të majtë, se e duam Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Për fat të keq kjo qeveri jo vetëm nuk realizoi premtimet, por bëri krejt të kundërtën e atyre që tha dhe për këtë arsye është e nevojshme që të gjithë shqiptarët të dalin në protestë e ti thonë ndal nëpërkëmbjes që po i bën këtij populli.

Besim Ndregjoni: Të gjithë shoqatat e të burgosurve politikë dalin sot përpara publikut me një thirrje dhe një mesazh për protestën e 18 Shkurtit që do të organizojë opozita shqiptare. Ne e mbështesim këtë protest për tri cështje themelore , e para për votën e lirë , e dyta për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe e treat për korrupsionin masiv që ka kjo qeveri përgjatë katër viteve në pushtet. I sigurojmë të gjithë shqiptarët , të gjithë të persekututarit politikë se, protesta jonë është për të gjithë të drejtat njerëzore, është një luftë kundër korrupsionit, është në vazhdën e protestave të vendeve demokratike si po ndodh në Rumani. U bëjmë thirrje të gjitëh familjarëve të të pushkatuarve që nuk kanë gjetur akoma eshtrat të gjithë të burgosurve politikë që akoma nuk u është larguar dhembja , të gjithë të internuarve politikë shqiptarë që akoma jetojnë në internim me këtë qeverisje, mos hezitoni në 18 Shkurt në luftë për mbrojtjen e demokracisë, për të mbrojtur votën e lirë dhe të drejtat tona.

Zenel Dangu:Shoqata politike e Shkodrës mbështet fuqimisht protestën e organizuar nga PD dhe e djathta shqiptare. Për të gjithë këtë fukarrallëk, papunësinë që ka kaluar të gjithë Shqipërinë vecanërisht Shkodrën , ne e mbështesim fuqishëm këtë protest.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here