VIDEO/ Tonelata me ilaçe të skaduara groposen pranë Bovillës, kush mban përgjegjësi për shëndetin tonë ?

0
190

Tonelata me ilaçe janë groposur në shtratin e lumit që derdhet në Bovillë aty ku marrin ujë mijëra familje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur para disa ditës dhe është ende pa autor. Pra nuk dihet kush është subjekti farmaceutik apo shtetëror që ka vendosur të groposë në shkelje të ligjit medikamentet e skaduara.

Skandali është denoncuar nga emisioni investigativ Stop. Grupi i xhirimit ka udhëtuar rreth 1 orë 30 minuta për të shkuar aty ku banorët kishin denoncuar groposjen e ilaçeve. Ajo çka shihet në pamje është e tmerrshme.

Ilaçet janë hedhur pranë shtratit të lumit të Zall – Bastarit, i cili derdhet në liqenin e Bovillës.

Edhe pse pamjet u transmetuan një natë më parë deri tani nuk ka reagim nga Ministria e Shëndetësisë apo nga Qendra e Regjistrimit të Barnave. Kush mban përgjegjësi për shëndetin e qytetarëve dhe ndotjen e ambientit?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here