Vajza harrojeni sfungjerin e make up-it, tani mund të përdorni silikonin

0
265

Ndër produktet kryesore të grimit, sigurisht nuk mund të mungojë sfungjeri për përhapjen e make up-it. Deri tani jeni mësuar të përdorni sfungjerin tradicional dhe mendoni se ai përhap make up-in në mënyrë perfekte.

Por, mund të themi se keni gabuar. Sfungjer ka veti të përthithë një pjesë të madhe të make up-it dhe kështu ju nuk vendosni të gjithë make up-in në fytyrën tuaj por vetëm një pjesë të tij.

Disa blogere të njohura kanë zbuluar se ju duhet të hiqni dorë nga përdorimi i sfungjerit duke përdorur pllaka silikoni.

Duket paksa e habitshme fillimisht por silikoni ju ndihmon të përhapni në mënyrë perfekte make up-in  dhe nuk ju merr aspak make up siç ndodh me sfungjerët. Përhapja me silikon është e thjeshtë dhe pas përdorimit mjafton ta pastroni atë me një letër të lagur. Kështu nuk do t’ju duhet të lani çdo ditë sfungjerin.

Silikoni është vërtetë praktik, provojeni dhe është e sigurt që nuk do të hiqni dorë prej tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here