Rriti ariun në shtëpi duke e pandehur për qen

0

Një person ka rritur gabimisht një ari të zi në shtëpinë e tij në orenë Lianghe, në provincën kineze të Yunnan, duke e pandehur për një qen.

Loading...

Personi në fjalë, me emrin Wang, e gjeti ariun këlysh në rrugë dhe duke e pandehur për një qenush të pastrehë, e mori në shtëpinë e tij.

Që nga ajo kohë, Wang e ushqente qenin, që sipas tij ishte një qen-ujk, ai e rriti në shtëpinë e tij, duke i ofruar ushqim dhe pije e duke e përkëdhelur cdo ditë. Por uria e tij sa vinte e shtohej.

“Kishte shumë uri. Qeni që ne rritëm para tij, nuk hante kaq shumë por mjaftohej me qumësht. Ai vazhdonte të kërkonte ushqim gjithë ditën dhe sërish nuk ishte mjaftueshëm” tha Wang.

Me kalimin e kohës, këlyshi i vogël po merrte pamjen e një ariu dhe në atë moment Wang thirri departamentin e sigurisë publike të pyjeve, për ndihmë.

Por policia menjëherë lajmëroi Wang se qeni ujk që ai mbante dhe strehonte në shtëpi ishte në fakt një ari i zi, një specie e mbrojtur me ligj në Kinë.

Tashmë ariu do të dërgohet në qendrën e strehimit të kafshëve në perëndim të Yunnan dhe më pas do të lirohet në natyrë, pasi të fitojë aftësinë për të jetuar në kushtet natyrore.

Loading...

Lini nje pergjigje