Rama flet për grabitjen në Rinas dhe habit: Policia shembull!

0
243

Kryeministri Edi Rama në komunikimin javor ka reaguar për grabitjen e së enjtes në rrugën e Rinasit, ku u morën 3.2 mln dollarë nga blindi i një banke.

Rama i del në mbrojtje Policisë së Shtetit, për të cilën thotë se jo vetëm që nuk ka gisht por edhe ka zbardhur grabitjet. Kryeministri rikujton se në qeverisjen e kaluar ndodhën 32 grabitje bankas.

“Kanë ndodhur disa grabitje të kësaj natyre vitet e fundit. Nuk është një fenomen i ri. Në qeverisjen e kaluar bankat janë grabitur 32 herë. Grabitjet kanë qenë të organizuara me një ndihmë nga brenda këtyre institucioneve. Suksesi i grabitjeve edhe nga sistemi mizerabël i sigurisë. Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë të bankës në qendër të Tiranës. Janë arrestuar disa autorë dhe disa të tjerë në kërkim. Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por ka kërkuar nga bankat marrjen e masave për sigurimin e zinxhirit të brendshëm të tyre. Në rastin e fundit vonese në lajmërimin e policisë”, u shpreh Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here