Kapja e 8 ton drogë në Itali/ Berisha: “Rama dhe Tahiri lajnë m… me sh…

0

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama se po mundohet të largojë vëmendjen nga ngjarjet kriminale, duke përhapur komunikata për sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës.

Loading...

Berisha me anë të një statusi në rrjetin social facebook sqaron se deklaratat e mbrëmshme të policisë së shtetit për mediat është dërguar nga Rama tek Tahiri për të larë m… me sh…, shkruan ai.

Statusi i plotë

“Te dashur miq, per sekusestrimin nga policia italiane ne Ankona te sasise me te madhe ne histori prej tete tonesh te kanabisit te nisur nga Porti i Durresit, Ediskobari deklaroi nepermjet zedhenesit te tij se Shqiperia nuk eshte e perfshire as ne njerez as ne mjete ne kete çeshtje. Ky betim i policise deshmon perfundimisht se kemi te bejme me nje trafik shteteror te organizuar duke perdorur nje trafikant te huaj me kamion te vetin, me qellimin e vetem qe ne rast se kapet sasia kolosale, Rama te betohej se Shqiperia nuk eshte e perfshire as ne njerez dhe as ne mjete, por ne ngarkese dhe ne percjellje (shenim i imi), perndryshe duhet te themi se droga hyri nga fqinjet ne Shqiperi dhe se Durresi eshte port i Maqedonise apo i pirateve, trafikanteve dhe jo i Shqiperise. Prisni tani kur te betohen per floten e narkotrafikut, meqenese pilotet dhe avionet nuk jane shqiptare, se Shqiperia nuk eshte e perfshire as me njerez (pilot)dhe as me mjete (avion). Ketu me poshte keni komunikaten qe Rama i dergoi nepermjet sugarit te tij Fuga, Saje qorrit per te lare m…. me sh….! sb”, shkruan Berisha.

Sqarimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Policia italiane ka konfirmuar që në lidhje me një artikull që ka qarkulluar në media për sekuestrimin e 8 ton lëndë narkotike në Venecia, Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz e as në mjete.
Konfirmimi vjen nga DCSA, Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë. Hetimi është sekret dhe ndiqet nga tre Prokurori në Itali. Nuk mund të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por konfirmojmë që nuk ka të përfshirë nga pala shqiptare.Organizata kriminale është e drejtuar nga shtetas të maqedonisë. Policia e Shtetit mbetet nga partneret më të fuqishëm të policisë italiane në luftën kundër trafiqeve në përgjithësi dhe të trafikut të lëndëve narkotike në veçanti.

Loading...

Lini nje pergjigje