Justifikimet më të kota që i japim vetes për të mos realizuar ëndrat, të gjithë ia kemi thënë vetes

0
297
  1. Mendoni se nuk jeni të mirë sa duhet

Po të gjithë e kanë atë zërin e brendshëm në kokë që u thërret se janë patteikë, një dështim dhe të pavlerë. Ndonjëherë ju besoni se keni krijuar gjënë më të mirë që është krijuar ndonjëherë mbi tokë, ndërkohë që vetëm një ditë më vonë pyesni veten se si mund të keni krijuar një plehrë të tillë. Ka shumë gjëra që shkenca na ka thënë për atë zërin e vockël brenda nesh. Së pari, ai në fillim përdore si mjet për rehati dhe siguri. Po, ai zë që ju quan të shëmtuar etë pavlerë, në fillim supozohej të ishte ndihmues dhe jo i dëmshëm. Dhe ti nuk e hest dot. Por le ta themi, ai zë është ndër gjërat më të mira që mund të kemi. Ai na thotë se kur një gjë nuk është e mirë sa duhet.

Ne i dimë limitet tona, po kështu edhe mendja jonë. Kështu që, herën tjetër që dëgjoni zërin brenda mendjes t’ju thotë që ajo që keni bërë është e tmerrshme, thjeshtë mendojeni si një mënyrë që truri juaj po përpiqet t’ju thotë se: Mund të bëj më mirë, e di që mundem. Mund t’i realizoj ëndrrat.

2. Thoni se “nuk keni kohë sa duhet”

Nëse nuk keni kohë për një gjë që e keni me pasion, atëherë gjasat janë që asnjëherë të mos keni qenë pasionant për atë gjë. Njerëzit e suksesshëm e gjejnë kohën, dhe nëse jeni nga ata njerëz që rrini vazhdimisht në Facebook, Instagram apo tumblr, merrni një orë e nisni të numëroni minutat. Kur të vendosni që të uleni dhe shihni televizor, numëroni minutat. Një studim i kohëve të fundit në The Telegraph tregon se mesatarisht një person shpenzon një orë e dyzetë minuta në media sociale përditë – dhe prapë thoni se nuk keni kohë?

Nëse nuk keni vërtetë kohë, hiqni dorë nga gjërat që s’ju pëlqejnë dhe bëni gjëra që i doni vërtetë. Po, mund të fitoni më pak para dhe mund të mos shkoni dot në palestër, por do të keni kohën për të bërë ato gjëra që i doni vërtetë dhe të ndiqni ëndrrat tuaja. Keni vetëm një jetë, kështu që, cfarë humbisni nëse ndiqni ëndrrën? Asgjë.

3. Shokët tuaj mendojnë ndryshe

“Hej, dëgjova se do të bëhesh shkrimtare. Pac fat – ti s’mund të shkruash, dhe të bëhesh shkrimtare e suksesshme është shumë e vështirë, kështu që, eja më mirë bëj qejf me ne”.

Të gjithë e kemi atë njeri që nuk ndalet para asgjëje për t’ia prishur ëndrrat dhe aspiratat. Këta njerëz besojnë se në jetë duhet të jesh realist. Të jesh artist nuk të paguan faturat, as edhe të jesh shkrimtar. Faturat i paguan nëse punon 8 orë në ditë në punën që mund ta urresh, dhe për cfarë? Një makinë të bukur, një shtëpi të mirë, një farë statusi? Po ëndrra?

Po të punonit 9 me 5 dhe të vdisnit nesër, cfarë do të ndodhte? Dikush do të vinte dhe do të merrte vendin tuaj, njerëzit do të vajtonin, dhe kaq. Jeta juaj do të ishte një pikë në ekzistencën e tokës. Të harruar. Megjithatë, nëse dilni në botën e madhe dhe përpiqeni të realizoni ëndrrën tuaj, do të jeni të suksesshëm se cilido që rri e stresohet gjithë ditën në punë. Nëse bëheni kërcimtare, atlete apo shkrimtare – keni një shans që të mos ju harrojnë kurrë. Shansi që emri juaj të shkruhet në një vepër të madhe.

4. Thoni: “Nuk jam ende plotësisht gati”

Duhet shumë kurajë për të ndjekur një ëndërr. Kjo bëhet më e dukshme kur sakrifikoni kohën me familjen, stilin e jetës, hobet, financat dhe madje edhe riskoni të humbisni gjithcka. Nuk po themi që të humbisni punën, të digjni ura, të hidhni në erë themele. Por duhet të rizbuloni atë pasion, atë flakë të përjetshme që është brenda ne të gjithëve për të ndjekur ëndrrat tona, sepse keni vetëm një jetë.

Nuk duhet të prisni për shanset, duhet t’i krijoni shanset. Ndërtojini vetë urat tuaja, e nëse rruga e suksesit është e mbushur me rrënoja, bëhuni gati ta pastroni. Sepse jeni gati.

5. Gënjeni veten

Të jesh i ndershëm me veten, kjo është një prej gjërave më të vështira në jetë. Njerëzve nuk u pëlqejnë zhgënjimet, dhe kur përpiqeni të jeni të suksesshëm, gjithmonë dëgjoni fjalët: “Po bëj më të mirën”, “Po lodhem shumë”, dhe “Jam përherë i zënë”.

Gjithmonë është e rëndësishme të pranoni se nuk jeni ende në më të mirën tuaj. Për shembull, nëse keni një ëndërr të bëheni shkrimtar, por nuk lexoni libra sepse mendoni që gjithë historitë janë të pavlera dhe se nuk pëlqeni si shkruajnë të tjerët. Në fakt kështu gënjeni veten dhe e bindni për këtë gënjeshtër. Realiteti është se besoni se shkruani më mirë se kushdo dhe keni talentin për të qenë më të mirët. Nuk është keq, por duhet ta mendoni më përulësisht. Që të rriteni duhet të mësoni nga më të mirët.

Kështu që, mjaft me justifikime, dilni dhe ndiqni ëndrrat tuaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here