Emrat/ Arrestohen 5 shpërndarës droge në Tiranë, u kapen 30 kg hashash dhe 1 shotgun

0
166

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë “Qelqi” duke arrestuar 5 shpërndarës droge që punonin në zonën e Kombinatit,Yzberishtit dhe Kasharit.

Policia ka sekuestruar edhe 30 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva dhe një armë pa leje tip “Shotgun “.

Në pranga ranë:
– Ilir Zyberi (Avdillari), 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

– Fabian Zyberi (Avdillari), 20 vjeç, banues në Tiranë.

-Gentian Boci, 32 vjeç, banues në Tiranë.

– Odisjen Sakollari, 24 vjeç, banues në Tiranë.

– D. A., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit ,Yzberishtit dhe Kasharit.

Për këta shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi , ku më pas do të bënin dhe shitjen e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar .

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:

– 5 (pesë) thasë me forma dhe permasa të ndryshme me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

– 1 armë e llojit “SHOTGUN”

– 3 telefona celular

– 1 palë pranga

– 1 thikë

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkepunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here