Zbulohet lista me emrat/ Nga Linda Rama tek Erion Veliaj, ja kush financohet nga Soros

1
1266

Gazeta e njohur maqedonase “Telegraf”, në kulmin e debatit që po zhvillohet në vendin fqinj për ndikimin e miliarderit George Soros në jetën politike, ka publikuar një artikull për Shqipërinë dhe njerëzit eSoros në vendin tonë.

Telegraf.mk shkruan se rrjeti i Soros ka një pushtet të jashtëzakonshëm në Shqipëri duke filluar me kryeministrin Edi Rama, bashkëshorten e tij Linda, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, zv/kryebashkiakun Arbjan Mazniku, pesë ministra, një deputete, një pronar universiteti dhe 11 analistë dhe gazetarë, shkruan newsbomb. Sipas kësaj gazete, Soros ka edhe një ndikim të madh te Partia Demokratike, por nga demokratët nuk është publikuar asnjë emër.

Personat kryesorë

Çelësi i George Soros në Shqipëri dhe në Ballkan është Xhonas Rolet.

Personat kyç që janë të lidhur direkt me rrjetin Soros janë:

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Andi Dobrusha, drejtor i fondacionit të “Shoqërisë së Hapur” në Shqipëri, Valdete Sala, ish drejtore i bordit të fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe ish sekretare e përgjithshme e Rinisë Komuniste të Shqipërisë, Delina Fico (ish partnere e kryeministrit dhe anëtare e bordit të fondacionit “Shoqëria e Hapur”), Linda Basha Rama (gruaja e tanishme e kryeministrit Rama dhe ish anëtare e bordit në këtë fondacion), Milva Ekonomi (Ministre e Ekonomisë dhe ish anëtare e bordit të fondacionit të lartëpërmendur), Ditmir Bushati (Ministër i Punëve të Jashtme, ish drejtor i një organizate joqeveritare e financuar nga fondacioni), Erion Veliaj (kryetari i bashkisë Tiranë, një ish udhëheqës i OJQ-së “Mjaft”, e themeluar nga “Shoqëria e Hapur”), Arbjan Mazniku (zëvendës kryebashkiak i Tiranës, njëri nga udhëheqësit e “Mjaft”), Endri Fuga (kreu i marrëdhënieve me publikun në Kryeministri, ish kreu i marrëdhënieve publike të “Mjaft”), Valentina Leskaj (deputete, ish anëtare e bordit të “Shoqëri e Hapur”), Eglantina Gjermeni (ministre e planifikimin urban dhe turizmit, ish drejtore e një organizate joqeveritare të financuar nga “Shoqëri e Hapur”), Henri Çili (ish anëtar i bordit të “Shoqëria e Hapur” dhe pronar i një universiteti privat).

Kurse aktorët më me ndikim në sektorin e medias në Shqipëri që janë të lidhura direkt me rrjetin e Soros janë: Remzi Lani (gjithashtu një ish sekretar i Rinisë së Partisë Komuniste Shqiptare), Lutfi Dervishi, Iris Luarasi, Albert Rakipi, Piro Misha, Besar Likmeta, Arjan Vasjari, Alfred Lela, Jonila Godole dhe Afrim Krasniqi.

Shtyllat e arkitekturës të OJQ-ve të Sorosit në Shqipëri

OJQ-të kryesore, të cilat tradicionalisht janë të financuara nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” në Shqipëri, në bashkëpunim me USAID-in dhe NED, shumica e të cilëve tradicionalisht operojnë si degë të Partisë Socialiste në shoqërinë civile, (me disa përjashtime të dy ose tre organizatave joqeveritare që janë të lidhura me përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë), janë këto:

BIRN Albania, “Balkan Insight”, “Reporter.al”, ” Lëvizja europiane- Shqipëri, qendra për studime parlamentare, Mjaft, Partnerët e Shqipërisë, Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim, Këshilli Zgjedhor i Shqipërisë “Respublika”, Instituti i mediave shqiptare, Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare, Instituti shqiptar për studime bashkëkohore, Komiteti shqiptar i Helsinkit, Aleanca gjinore për zhvillim, Shoqata  “Refleksione”, Shoqata për popullsinë dhe zhvillimin, Qendra për përparimin e zhvillimit njerëzor (CUCHR), platforma shqiptare për avokim të politikave, “Transparency International”- Shqipëri, Instituti “Agenda”, Instituti për menaxhim Lindje-Perëndim.

Ndikimi i rrjetit të Sorosit në Partinë Demokratike të Shqipërisë

Edhe pse rrjeti është 99% i kontrolluar nga persona të lidhur me Partinë Socialiste të Shqipërisë, të cilat janë klientët e saj kryesore politike dhe përfituesit më të mëdhenj financiarë, ajo ka hyrë edhe në krahun të djathtë. Partia Demokratike e Shqipërisë aktualisht ka disa persona të rëndësishëm të cilët kanë përfitime direkte nga investimet strategjike nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” për karrierën e tyre politike.

Këta pak liderë të Partisë Demokratike kanë kontakte të drejtpërdrejta dhe punojnë me projekte apo fonde të mirëfinancuara, ose me mjete nga ky fondacion apo nga OJQ dhe partnerë ndërkombëtarë që janë të lidhur me këtë Fondacion. Zakonisht ata marrin shuma të ngjashme të larta, me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, për raporte apo studime që nuk kalojnë vetëm disa faqe me një vlerë të vogël ose pavlerë fare. Ky fenomen ka prekur edhe këshilltarët shtetërorë të Partisë Demokratike kur ajo ishte në pushtet. Dhe tani vazhdon të ndikojë edhe kur partia është në opozitë, por efektiviteti i veprimit të saj është reduktuar në masë të madhe por dhe kërcënon kredibilitetin e partisë dhe shanset e saja për të fituar në zgjedhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. ç’far komenti doni o te shitur, nuk publikoni asnje ! Ikni pirdhuni e merrni parate e droges qe ju hedhin per te lepire mire e mire prapanicen e edver impotentit!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here