Itali, kapet 8 ton drogë që vinte nga Shqipëria, si u fsheh lajmi…

1
232

Policia italiane ka kapur një sasi rekord droge, e cila ishte nisur me traget nga Shqipëria, dhe ka zbarkuar në portin e Ankonës. Lajmi raportohet nga “Venezia Today” ku thuhet se  janë sekuestruar 8 ton mariuanë.

Lajmi është mbajtur i fshehtë për të bërë të mundur gjurmimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Sipas të njëjtave burime droga kishte kaluar qetësisht edhe portin e Ankonës, por shoferi maqedonas i kamionit e kishte ndaluar atë në një pikë servisi.

Në operacion morën pjesë GDF e Ankonës dhe kolegët e tyre të Venecias. Mediat thonë se autoritetet e kishin pikasur drogën që në port, por e lejuan të dalë për të kapur edhe bashkëpunëtorët. Mbetet ende e paqartë nga cili port shqiptar u nis kjo sasi rekord droge.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here