Horoskopi ditor për diten e shtunë – 11. shkurt 2017

0
283

DASHI21. mars – 20. prill

Sot do i merrni gjerat shume me seriozisht ju te dashuruarit dhe do bëni te pamundurën qe te zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret do ndihen mjaft mire ne ambientin e qete ku jetojnë dhe nuk do bëjnë asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar atë. Ne planin financiar fati ka për te qene gjate gjithë kohës ne anën tuaj dhe gjendja do jete e shkëlqyer.

DEMI21. prill – 21. maj

Do jeni shume te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do flisni hapur me te për gjithçka. Kjo gjë do ju afroje edhe me tepër, pavarësisht se te dy palët do kenë pakënaqësi. Me komunikim dhe mirëkuptim arrihet çdo gjë. Beqaret do kenë prioritete te tjera dhe nuk do e kenë mendjen tek dashuria. Financat do jene goxha me te mira për shkak te gjithë kujdesit qe keni treguar.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Mundohuni ta kontrolloni veten sot ju te dashuruarit sepse ne te kundërt keni për te pasur probleme serioze me partnerin. Nuk mundet te kërkoni gjithë kohës te jeni ju mbi këdo. Për beqaret nuk do mungojnë mundësitë për takime, por rastet nuk do jene ashtu si ata kane pritur. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe kujdes me çdo lloj shpenzimi.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift nuk ka për te qene aspak e keqe sot. Do dini si te ruani një klime te ngrohte dhe bashkëpunimi do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret do kenë një dite normale. Pavarësisht se nuk do mungojnë mundësitë për njohje te reja, ato do preferojnë t’i marrin gjerat sa me shtruar. ne planin financiar kënaquni me gjendjen qe keni dhe mos kërkoni përmirësime te jashtëzakonshme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ka rrezik te mos i qëndroni besnike partnerit tuaj sot dhe kjo fale joshjes qe do iu beje dikush qe e njihni. Çdo hap qe do hidhni do ndikoje tek e ardhmja juaj. Beqaret do jene te matur dhe do dine se me cilët persona te shoqërohen. Shume shpejt ata mund te ndryshojnë edhe lidhjen. Buxhetin do arrini ta stabilizoni goxha dhe do i kryeni pa problem shpenzimet e nevojshme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dite goxha e tensionuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes tyre dhe partnerit nuk ka për te ecur asgjë si duhet. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa, pasi nuk është ende momenti i duhur. Financat nuk kane për te qene aspak problematike kështu qe me një strategji me te mire mund te arrini edhe ta përmirësoni situatën.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Do keni diskutime te gjata me partnerin tuaj gjate kësaj dite lidhur me disa probleme te se shkuarës, por edhe për te ardhmen. Mund te merrni edhe disa vendime. Beqaret duhet te jene me te duruar ne mënyrë qe te gjejnë personin qe do ju përshtatet me se miri. Sot mundësitë nuk do jene ato qe keni pritur. Nëse doni financa me te mira duhet patjetër te ulni ne maksimum shpenzimet.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Nëse jeni ne një lidhje as qe duhet t’iu shkoje ndërmend te flirtoni me dike tjetër sot sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit atëherë kur nuk e prisni. Beqaret nuk duhet te presin ndonjë ngjarje te jashtëzakonshme, por gjithsesi disa takime interesante do mund t’i realizojnë. Financat do i keni tej mase kujdes dhe pak nga pak gjendja do filloje te normalizohet.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Nëse jeni ne një lidhje do ndiheni me te lutur se kurrë ne krahët e partnerit tuaj. Ne fakt ai qe keni ne krah do perkujdeset për çdo detaj. Beqaret me ne fund do takojnë një person qe do ju preke zemrën dhe shpirtin. Me te do fillojnë një lidhje vërtet fantastike. Për financat ka për te qene dite e qete. Nuk do keni aspak vështirësi për te bere edhe disa investime te menduara.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Nuk do keni për çfarë te ankoheni sot ju te dashuruarit sepse yjet do përkujdesen ne çdo moment dhe marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te animuar dhe te mbushur me takime. Gabim do jete nëse ata nuk do pranojnë te shoqërohen me asnjë. Ne planin financiar do i bëni me kujdes llogarite dhe gjendja ka për te qene e shkëlqyer.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Dite shume normale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Me partnerin nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ndiejnë pas takimeve qe do kenë. Po menduan për çdo detaj dhe sesi do shkoje e ardhmja kane për te mbetur vetëm gjithmonë. Ne planin financiar do ketë disa ndryshime mjaft pozitive.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Mundohuni te mbani larg rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite sepse ajo mund te jete shkatërruese. Flisni hapur me partnerin dhe bëni atë qe është me e mira për te dy. Beqaret do kenë mundësi te shumta për aventura kalimtare te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Nëse duan lidhje serioze do ju duhet te presin edhe pak. Ne planin financiar gjendja do jete e mire.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here