Hahn: Stabilitet në Maqedoni, ndryshe “shpërthen” gjithë rajoni

0
175
Johannes Hahn, EU Regional Policy Commissioner speaks during the inauguration ceremony of the Palace of Justice in the outskirts of Pristina on March 25, 2015. PHOTO/EU-AFP-SERVICES/ARMEND NIMANI

Është në interesin e BE-së që në Maqedoni të ketë stabilitet dhe zhvillim të shtetit juridik, ka thënë eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, transmeton FLAKA.mk

Angazhimi i bllokut europian për kapërcimin e krizës që e ka lënë vendin pa një koalicion qeverisës u bë, sipas komisionerit të Zgjerimit Johanes Hahn, pikërisht për këtë qëllim.

“Interesi ynë është që Maqedonia të jetë e stabilizuar dhe aty të sundojë në vazhdimësi shteti i së drejtës”, tha diplomati austriak për gazetën gjermane “Zeit”.

Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të kenë perspektivë europiane, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se kjo duhet të arrihet ndryshim në një proces evolutiv, shkruan Top Channel.

Komisioneri e bëri të qartë se Brukselit i vjen për shtat që në rajon të mos ketë trazira dhe mungesë stabiliteti, sepse kjo mund të rrisë edhe presionin e emigrantëve drejt BE-së.

Konfliktin e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit ai e solli si shembull për faktin se progresi i arritur deri më tani nuk mjafton që të sigurohet një qëndrueshmëri afatgjatë.

Vetëm një fjalë e gabuar mund të gjenerojë konflikt, sipas zyrtarit të lartë europian. Për këtë arsye, theksoi ai, Komisioni Evropian duhet të angazhohet edhe për një zhvillim më të madh ekonomik, duke kujtuar se njerëzve u duhet perspektivë.

“Pasi papunësia është e madhe mes të rinjve dhe ka largim të personave të arsimuar. Dhe këto kërkojnë zgjidhje”, tha Hahn.

Për Hanin, qëllimi i BE-së duhet të orientohet drejt anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në radhët e bllokut, sepse rajonit nuk i duhet shumë që të shpërthejë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here