Standard.al

Fshehën lajmin e kapjes së 8 tonëve drogë në Itali, justifikimi i policisë qesharak

0

Policia shqiptare ka deklaruar 24 orë pasi në mediat italiane u njoftua kapja në Ancona e një sasie rekord prej 8 ton kanabis. Në pranga u vu një 38-vjeçar maqedonas i cili drejtonte kamionin me drogë të nisur nga Durrësi. Por policia shqiptare shpërndau një reagim sipas të cilit “operacioni nuk kishte lidhje me Shqipërinë”.

“Policia italiane ka konfirmuar që në lidhje me një artikull që ka qarkulluar në media për sekuestrimin e 8 ton lëndë narkotike në Venecia, Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz e as në mjete. Konfirmimi vjen nga DCSA, Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë. Hetimi është sekret dhe ndiqet nga tre Prokurori në Itali. Nuk mund të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por konfirmojmë që nuk ka të përfshirë nga pala shqiptare. Organizata kriminale është e drejtuar nga shtetas të Maqedonisë. Policia e Shtetit mbetet nga partneret më të fuqishëm të policisë italiane në luftën kundër trafiqeve në përgjithësi dhe të trafikut të lëndëve narkotike në veçanti” – thuhet në reagimin e policisë shqiptare.

Droga u kalua nga porti i Durrësit, po policët cfarë ishin duke bërë që nuk e vunë re?

Itali, kapet 8 ton drogë që vinte nga Shqipëria, si u fsheh lajmi…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.