Pse ngjyra rozë është për vajzat? Po dielli a është vërtet i verdhë?

0

Shpesh na lindin pyetjet se përse një objekt ka një ngjyrë dhe jo një tjetër.Nëse mendoheni mirë, do të kuptoni se jemi të rrethuar nga ngjyra simbol që tregojnë një funksion të veçantë.Këto janë disa nga përgjigjet rreth botës së ngjyrave.

Loading...

Pse lapsat në përgjithësi janë me ngjyrë të verdhë?

Zakoni për të ngjyrosur lapsat ose vënia e markës së fabrikës në ta daton që nga viti 1890, kur L. & C. Hardtmuth, një kompani amerikane lançoi në treg Koh-i-Noor lapsin që e mori origjinën nga grafitet kinezë.

Lapsat e plumbit u zgjodhën të ngjyroseshin në ngjyrë të verdhë, sepse në traditën kineze simbolizon fisnikërinë, respektin dhe heroizmin. Lapsi kishte një sukses aq të madh, sa edhe prodhuesit konkurrentë nisën ta përdorin atë ngjyrë, sa edhe sot 75% e lapsave janë me ngjyrë të verdhë.

Pse ngjyra rozë nuk është ngjyrë për meshkuj?

Identifikimi i gjinisë në bazë të ngjyrës në vendet perëndimore filloi në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX. Më parë, ngjyra rozë dhe blu nuk posedonin ndonjë specifikë të veçantë. Për më tepër, në vitin 1927, revista “Time” ka publikuar një grafik duke vendosur në evidencë ngjyrat që u takonin vajzave dhe djemve, në bazë të dyqaneve kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më parë meshkujt këshilloheshin të visheshin me ngjyrë rozë dhe vajzat me blu. Për arsye të panjohura, gjërat filluan të ndryshonin rreth viteve 1940, kur prodhuesit e veshjeve ia dedikuan rozën femrave dhe blunë meshkujve.

Të qëndrosh në errësirë dhe të shohësh gjelbër

Për syzet që mbahen natën, përdoret fosfor i verdhë, sepse sytë tanë mund të shohin më shumë  tonalitetet e të gjelbrës sesa të ngjyrave të tjera. Jeshilja ka një shkëlqim më të thellë dhe është më e dallueshme.

A është dielli i verdhë?

Dielli është ekzaktësisht me të gjitha ngjyrat e përziera së bashku, por në  sytë tanë duket i bardhë. Përmes një prizmi, mund të shihet shumë qartë se drita e diellit ndahet në spektrin e ngjyrës së kuqe, portokalli, të verdhë, të gjelbër, blu, blu të errët dhe vjollcë.

Nëse të gjitha ngjyrat e lartpërmendura bashkohen së bashku, nga kjo përzierje, lind ngjyra e bardhë.

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje