Video e rrallë e Lionel Messi-t, argjentinasi i destinuar për të “pushtuar” futbollin

0
172

Mediat spanjolle kanë publikuar një video të rralë të Lionel Messi-t kur ai ishte vetëm 8 vjeç dhe demostronte talentin e jashtëzakonshëm me bashkëmoshatarët e tij.

Edhe pse në një moshë ku shumë fëmijë nuk dinë asgjë për futbollin, Messi shfaqet në video në formën e një “superman-i” i cili i driblon kundërshtarët me një lehtësi të admirueshme, a thua se ata nuk ekzistojnë fare në fushën e lojës.

Talenti i yllit argjentinas nuk do shumë për t’u kuptuar dhe shumë tifozë të këtij sporti ndjehen të lumtur që po e shijojnë sot e kësaj dite. Messi që në moshën 8 vjeçare duket se është i destinuar për t’u bërë një legjendë e futbollit dhe mund të thuhet se kësaj gjëjë ja ka arritur ende pa u shkëputur nga futbolli i luajtur.

I vetmi trofe që nuk ka mundur të fitojë 29-të vjeçari dhe që është një nga pikat e dobëta të tij, është Kupa e Botës me kombëtaren, pasi sa i përket trofeve individual dhe me klubin e Barcelonës, palmaresi i Messit është i tejmbushur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here