Kim Mehmeti: Rama është një artist i parealizuar, mandatin e parë e ka tepër, jo më një të dytë

0
815

I ftuar në emisionin Komiteti të Berat Buzhalës, publicisti Kim Mehmeti ka komentuar ndikimin e Kryeministrit të Shqipërisë  Edi Rama në situatën politike të kohëve të fundit.

Mehmetit, nuk ka nguruar të thotë mendimin  dhe kritikat e tij ndaj Edi Ramës ku e cilëson atë një një gjysmë artist dhe që  asnjëherë nuk ka për tu bërë një udhëheqës i mirë .

Sipas tij kryeministri ka një problem të madh me veten; “Mendon se ai është atje lartë dhe ne të gjithë të tjerët, jemi budallenj”.

“Rama është një artist i parealizuar. Ai edhe ekspozitat i ka hapur, pasi është bërë kryeministër. Unë do të isha turpëruar, nëse do të botoja romane pasi të isha bërë kryeministër. Kemi frikë të hapim edhe frigoriferin, se na del kryeministri i Shqipërisë. Shpesh shtrojë pyetjen; kur ai kryeministër punon? Nuk di që të ketë gjëkundi ndonjë kryeministër që jep auto-intervista nga 2 orë, një herë në javë. Nuk e di kur punon, të bësh shtet me Facebbok…nuk e di”, ka thënë mendimin e tij dhe ka portretizuar Ramën-kryeministër, shkrimtari i njohur shqiptar..

I pyetur nëse mendon që Edi Rama ka nevojë për mandatë të dytë si kryeministër i Shqipërisë, Kim Mehmeti është i qartë për atë që mendon; “Absolutisht jo, madje edhe këtë mandate e ka pasur tepër”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here