Frankofoni Çili: Mbreti vdiq, Rroftë Mbreti!

0
900

Më mire se gjithkush Henri Çili po e ndien se po fryen era e ngrohtë e ndryshimeve dhe cdo herë që i ndjen ato, ai bëhet gati duke luajtur karta nga më të ndryshme për të mos ngelur jashtë “erës” së re. Herë duke zgjedhur vetë njeriun e vitit Edi Ramën e herë Lulzim Bashen dhe herë të tjera me lojëra nga më të ndryshmet, Henry përpiqet që gjithmone ta ketë ”gaveten” plot me çorbën e qeveriut.

Këtë herë zgjodhi një temë, e cila në fakt  më shume se ai, e dinë vetë shqiptarët sa reale që është. Kjo pasi janë pikërisht qytetarët që po përballen çdo ditë me një maxhorancë që nuk njeh respekt për ligjin dhe shtetin ligjor. Por megjithatë veprimi  i Çilit do ishte për t’u përshëndetur po të ishte vërtet i sinqertë dhe jo për interesa të ngushta personale. Duke dalë në krah të z.Shkelzen Berisha, Henri  Çili  kërkon që me nje gurë të vrase dy zogj.  Në rradhë të parë, me shkrimin e tij Henry kërkon të sigurojë interesat e tij që punet të vazhdojnë si më parë. Pra  edhe nëse ndryshon qeveria pas 18 qershorit, ai të jetë “gojëhapur” e të thotë: “E mbani mend editorialin për Sh. Berishën, që atëherë e ndjeva që qeveria e majtë ishte kundra ligjit”.

Ndërkohë “zogu i dytë” që tenton të kapë Çili me shkrimin e tij është ideja që kërkon të përcjellë tek demokratët dhe Lulzim Basha: Fryma se ai është një i djathtë që po përplaset me qeverinë dhe se parimet e tij demokratike nuk i shkel as për Ramën e as për Ballën. Pra ti dërgojë demokratëve një mesazh që unë jam Çili i katër viteve më parë dhe njerëzit e tij që janë sponsorizuar nga ai në PD mos të goditen si “sorrista çilista” në prag të përzgjedhjes së listave  të kandidatëve për deputetë.

Por demokratet, ato realët po flasim, e dinë se kush është Çili. Në rastin e z. Shkëlzen Berisha të gjithë po e shohin me figurë dhe me zë lojën e shpifur të Ramës dhe Taulant Ballës e pseudokomisioneve që drejtohen nga një i dënuar për shpifje. Aty s’flitet për prova dhe të gjithë socialistët hidhen si këndezi në majë të plehut dhe këndojnë gjithë kohën në mediat e “qeveriut”: një nga të cilat është edhe media jote o Henry. Prandaj më mirë hesht dhe mbaju tezës se Rama i duhet dhe katër vjet shqiptarëve  dhe Shqipërisë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here