Pse nuk mund t’i shikoni të 12 pikat njëkohësisht në këtë iluzion optik

0
352

Will Kerslake postoi në Twitter një foto që përbënte një iluzion optik me disa vija paralele dhe pingule gri në një sfond të bardhë. Dymbëdhjetë pika të zeza shfaqeshin dhe zhdukeshin aty ky takoheshin vijat gri. Gjashtë orë pas postimit të saj, fotoja u shpërnda më shumë se 6,000 herë dhe shumë komentues pyesnin se pse nuk mund të shiheshin 12 pikat të gjitha në të njëjtën kohë.

Imazhi përmbante vërtet 12 pika të zeza, por shumica e njerëzve nuk mund t’i shohin ato të gjitha përnjëherësh.

Në iluzionin optik, pikat e zeza në qendër të pamjes suaj do të shfaqen gjithmonë. Por pikat e zeza përreth zhduken kur ju nuk i shikoni ato drejtpërdrejt. Kjo sepse njerëzit kanë një vizion periferik shumë të keq.

Në qoftë se ju fokusoheni në një fjalë në qendër të këtij rreshti, me siguri që e shihni atë shumë qartë. Por nëse ju përpiqeni të lexoni fjalët në periferi të saj pa i lëvizur sytë, ato shfaqen të turbullta dhe ju nuk mund t’i shikoni. Si rezultat, trurit i duhet të bëjë një hamendeshim për atë që ka më shumë shanse të jetë në sfondin periferik të shikimit tuaj dhe e plotëson vetë pjesën tjetër.

Kjo do të thotë se kur ju fokusoheni tek një pikë e zezë diku në një pozicion të fotos, atëherë sistemi juaj vizual përpiqet të mbushë vetë pjesën tjetër të imazhit rreth pikës. Dhe meqenëse e gjithë pjesa tjetër është një rrjet i rregullt me vija gri në një sfond të bardhë, atëherë truri hamendëson që ashtu është e gjitha duke ju dhënë një pamje të tillë jo të vërtetë.

Ndërkohë që kur ju e ndryshoni fokusimin në një pikë tjetër do të shihni pikat që nuk i shihnit më parë, ndërsa pika e parë që në fillim ishte e dukshme, i nënshtrohet përsëri procesit të hamendësimit të trurit mbi imazhin periferik duke u zhdukur si rezultat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency