Diçka që i hedh sipër sallatës, në fakt, është e pashëndetshme

0
458

Ndërsa të gjithë e dimë që sallata është opsioni më i mirë dhe më i shëndetshëm për çdo vakt, shumë njerëz mendojnë se mund t’i hedhin asaj çdo lloj produkti duke nisur që nga zarzavatet e për të përfunduar te mjalti e frutat e thata. Llojet e ndryshme të salcave që mund t’i hedhësh sallatës mund të jenë të shëndetshme, por gjithmonë nëse nuk e tepron me masën. Megjithatë, jo gjithmonë është salca ajo që e bën sallatën të pashëndetshme.

Një produkt me gjasë “i shëndetshëm”, që zakonisht ne i hedhim sallatës (me siguri të gjithë e bëjnë) janë frutat e thata. Ndërsa rrushi, bajamet apo fiqtë e thatë mund të duken si një mënyrë e shëndetshme për t’i dhënë shije tjetër sallatës, në fund të fundit janë me sheqer, apo jo? Përmbajtja e lartë e sheqerit që i shtohet sallatës i jep asaj më shumë kalori se sa rekomandohet zakonisht. Vlera mesatare e sheqerit që duhet të ketë një sallatë është vetëm 29 gram.

Cila është zgjidhja? Shtojini sallatës fruta të freskëta, boronica apo luleshtrydhe të ëmbla. Ndërsa të gjitha frutat kanë përmbajtje të lartë sheqeri, ndryshimi është që frutat e freskëta kanë vetëm sheqer natyror – ndërsa frutat e thata, shpesh kanë stimulantë të ëmbël.

Në përgjithësi, edhe për sallatën duhet të zgjedhësh përbërës natyrorë me bazë bimore, si fruta të freskëta, perime apo edhe arra. Po ashtu, edhe salcën përgatite më produkte natyrore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency