Virusi i HIV i krijuar nga CIA?

0
317

Në vitin 1979, një rrjedhje antraksi nga një strukturë e fshehtë ushtarake në qytetin e Sverdlovskit në Bashkimin Sovjetik, vrau të paktën 66 persona. Kohë e fundit një grup gjenetistësh zbuluan se fatmirësisht infeksioni nuk ishte përegatitur në laborator:sovjetikët ishin mjaftuar vetëm me kultivimin dhe prodhimin në masë të një virusi vdekjeprurëse për njerëzit, që gjendej tashmë në natyrë.

Ndoshta jo të gjithë e dinë se disa vite pas atij incidenti, KGB-ja krijoi bërthamën rreth së cilës u kristalizua një teori popullore konspirative:virusi i HIV u krijua nga CIA. Në fakt edhe diznformamacioni mund të jetë një armë shkatërruese, por si ato biologjike është gjithashtu e vështirë për t’u kontrolluar.

Një sëmundje misterioze

Ndërmjet viteve ‘60 dhe ’70 të shekullit të shkuar, pjesërisht për shkak të armëve kimike të përdorura në Vietnam, publiku amerikan kishte filluar të informohej mbi programet kërkimore për armët biologjike që Shtetet e Bashkuara zhvillonin prej Luftës së Dytë Botërore. Shumë qytetarë qenë seriozisht të shqetësuar nga hulumtimet ushtarake të kryera nga qeveria e tyre, dhe madje për këtë çështje ngriti zërin e tij edhe komuniteti shkencor, shkruan standard.al. Njëzetedy shkencëtarë të shquar amerikanë i kërkuan në vitin 1966 presidentit Lindon Xhonson reformimin e përdorimit të armëve kimike dhe biologjike, dhe vitin që pasoi 5 mijë kolegë të tyre iu bashkuan peticionit.

Këto lloj armësh u bënë aq shumë jopopullore, saqë presidenti Riçard Nikson urdhëroi në vitin 1969 pezullimin e programit, që kryesisht zhvillohej në bazën Fort Detrick (Merilend) nga ana e Departamentit të Mbrojtjes dhe CIA-s.

Në vitin 1972 u nënshkrua Konventa për armët biologjike, një traktat ndërkombëtar që ndalon zhvillimin, prodhimin dhe magazinimin e armëve të tilla. Por, kur në fillim të viteve ‘80 filloi të përhapet AIDS-i, mbi të cilën dihej shumë pak, inteligjenca e Bashkimi Sovjetik kuptoi se do të mjaftonte një nxitje e vogël në drejtimin e duhur për të fajësuar Shtetet e Bashkuara për këtë sëmundje vdekjeprurëse, duke e shndërruar epideminë në një armë propagandistike.

 

Si të krijohej një teori konspirative

Në 17 korrik 1983, gazeta indiane në gjuhën angleze “The Patriot” botoi një letër anonime, sipas së cilës AIDS-i nuk ishte asgjë më shumë se sa një armë biologjike, për të cilën duheshin falënderuar Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht CIAdhe Fort Detrick. Nuk bëhej fjalë për një komplot të asaj kohe, por për një operacion të planifikuar nga KGB, shërbimi sekret i Bashkimit Sovjetik, shkruan standard.al.Sikurse shpjegon historiani ushtarak, Tomas Bogard, letra ishte shumë e rafinuar:në fakt çdo mashtrim duhet të ketë një element të së vërtetës, që të mund të zgjojë interesin e njerëzve.

Në këtë rast, pjesa më e madhe e informacionit të përmendur në artikull ishte absolutisht e saktë: përshkrimi i sëmundjes së re qe mjaft i përpiktë, ashtu si edhe ajo e eksperimenteve të kryera me armët biologjike në Fort Detrick.

Sigurisht, nuk kishte asnjë prova për tezën qendrore, d.m.th që AIDS-i qe një armë e CIA-s, por konteksti e bënte gënjeshtrën të mjaftueshme për t’iu ngjallur dyshimin lexuesve. Pavarësisht nga aftësia e autorëve, letra e botuar në “The Patriot”, kryesisht u shpërfill, por kur pas 3 vitesh AIDS-i mbërriti edhe në BRSS, KGB-ja vendosi ta provojë sërish:në 30 tetorin e vitit 1985 u publikua një artikull shumë i ngjashëm në “Literaturnaya Gazeta”, i cili natyrisht citonte si burim letrën anonime të botuar në Indi disa vjet më parë. Njëkohësisht, KGB-ja iu drejtua Stasi-t, policisë sekrete të Berlinit Lindor, për të gjetur përbërësin që mungonte në çdo teori konspirative të denjë për respekt:burimin autoritar.

 

Bashkëshortët Segal

Biofizikanti në pension Jakob Segal, së bashku me gruan e tij Lili (biokimiste) ishin çifti i përsosur për t’i dhënë hovin vendimtar propagandës së KGB-së. Shkencëtarët qenë besnikë ndaj Gjermanisë Lindore, por në të njëjtën kohë nuk ishin ushtarakë dhe së paku në letër, mund të konsideroheshin si një burim i pavarur.

Për më tepër, pavarësisht se u mungonte komptenca shkencore për të analizuar një sëmundje si AIDS, ata kishin të gjitha kredencialet për t’u paraqitur në media si ekspertë mbi këtë çështje. Segal përqafoi plotësisht teorinë e AIDS-it si një armë biologjike e shpërndarë nga CIA, dhe si shkencëtarë të tjerë që janë bërë sharlatanë, ka shumë mundësi që të jetë bindur në mënyrë naive mbi vërtetësinë e hipotezës së KGB-së, shkruan standard.al. Ata s’mund ta dinin se qenë pjesë e një operacioni të HVA (shërbimi sekret të jashtëm të Stasi-t) me emrin e koduar “Infektion”, dhe as që informacioni që u jepej shërbente për t’i manipuluar.

Falë reputacionit të tij, Segal i dha një farë legjitimiteti shkencor teorisë së konspiracionit, dhe në vitin 1987 botoi një broshurë me titull “AIDS-i, natyra dhe origjina e tij” ku detajon hipotezën e armës biologike:që virusi HIV i cili shkakton AIDS-in, mund të jetë krijuar nga ADN-ja e dy retrovirusëve të tjerë, Visna dhe Htlv-1.

Edhe puna e Segal përmbante të vërtetën e mjaftueshme për ta bërë dizinformacionin bindës. Për shembull, Jakob deklaroi se Robert Galo (një nga shkencëtarët që arritën të izolojnë virusin HIV) ishte krijuesi i virusit, duke kujtuar se që prej vitit 1971 shkencëtari drejtonte Laboratorin Biologjik të Qelizave Tumorale në Institutin Kombëtar të Kancerit, dhe vetë instituti kishte (dhe ende ka) një selië brenda bazës famëkeqe Fort Detrick.

Prania e Galos në Fort Detrick nuk është as për së largu një provë në mbështetje të hipotezës së Segalit, por brenda narrativës konspirative mori efektin e dëshiruar. Komuniteti shkencor, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik, nuk i mori asnjëherë seriozisht pretendimet e Segal, por në gjysmën e dytë të viteve ‘80 edhe mediat perëndimore filluan t’i ribëjnë jehohë tezës së çiftit të shkencëtarëve, sipas të cilëve se HIV dhe AIDS qenë krijuar nga CIA, dhe ky mashtrim nisi të përhapet në gazetat dhe televizionet e mbarë botës…

 

Jashtë kontrollit

Një teori konspiracioni evoluon me kalimin e kohës, por është e vështirë të imagjinohet ‘vdekja’ e saj përfundimtare. Në fakt, pas fundit të Luftës së Ftohtë, mashtrimi që AIDS-i është krijuar nga CIA filloi të ketë jetën e vet dhe madje as pohimet e bëra nga zyrtarët e niveleve më të larta të KGB-së, nuk mund të ndikonin në përhapjen e saj.

Profesoresha Nikoli Natras (eksperte mbi kërkimet për shërimin nga AIDS-i në Universitetin e Kejp Taunit në Afrikën e Jugut) është marrë me këtë çështje në thellësi në librin e saj “Konspiracioni AIDS:Shkenca Fights Back (Columbia University Press, 2012). Sipas ekonomistes jugafrikane, e cila studion prej kohësh ndikimin e teorive të konspiracionit mbi AIDS, analiza duhet të fillojë nga skenarit politik dhe social kur u ndërtua teoria e konspiracionit.

Programi i armëve biologjike në SHBA, qe një realitet i frikshëm dhe i pamohueshëm, dhe ndonëse kishin hequr dorë nga zhvillimi i armëve sulmuese, në Fort Detrick natyrisht që vazhdoi kërkimi mbi kundërmasat. Tani marrim në konsideratë faktin që sapo kishte shpërthyer një epidemi misterioze, se bota ishte gati në fije të perit mes dy superfuqive bërthamore, imazhet e luftës në Vietnam dhe zbulimi mbi eksperimentet mbi sifilizin në Tuskegee:a duhet të habitemi pra pse teza e AIDS-it të prodhuar në Fort Detrick nuk është zbehur lehtësisht?

Në të njëjtën kohë, qe diçka e natyrshme që teoria konspirative të mos zhdukej me fundin e Luftës së Ftohtë, për shkak se tensionet sociale me siguri që nuk morën zgjidhje me rënien e Murit të Berlinit. Komplotisitët profesionistë kapën shpejt dëshmitarin e spiunëve sovjetikë, dhe në mesin e shumë mbeturinave të publikuara në fillim të viteve ‘90 spikat “Behold Pale Horse” (1991) nga Milton Uilliam Kuper (i cilësuar si një nga frymëzuesit e terroristit Timoti Mekveig). Në libër, teoria e konspiracionit mbi origjinën e AIDS-it shkrihet me të tjetë:Kenedit, Illuminati, UFO-t, Bilderberger-ët, të Urtët e Sionit, etj …

Në Shtetet e Bashkuara pati jehonë të veçantë në mesin e afro-amerikanëve:historia e tyre e dhimbshme, duke filluar nga Tuskegee, sigurisht që justifikonte armiqësinë ndaj qeverisë në të cilën dokumenti “AIDS-i si një armë biologjike” mund të shumëfishohej lehtësisht. Megjithatë koston më të lartë, e ka paguar ndoshta shteti i Afrikës së Jugut, shkruan standard.al. Profesoresha Natrash tha se në fund të viteve të ’80, në atë vend u shfaq një variant i teorive konspirative në të cilën CIA u zëvendësua nga shkencëtarët izraelitë në bashkëpunim me racistët e Afrikës së Jugut. Ky komplot nuk u zhduk me përfundimin e Aparteidit, dhe me presidencën e Tabo Mbekit (1999-2008), pësoi një mutacion të rrezikshëm:CIA, përveçse u akuzua edhe një herë se ka krijuar sëmundjen, u bë përgjegjëse për konspiracion me kompanitë e prodhimit të ilaçeve për të bërë të besohej se terapia antiretrovirale ishte mjeti i vetëm efektiv.

Përmes ministrit të Shëndetësisë Manto Tshabalala-Msimang, Mbeki filloi të mbështesë publikisht tezën tani mohuese tashmë të dashur për konspiracionistët perëndimore, duke refuzuar të pranojë lidhjen shkakësore midis HIV dhe AIDS dhe penguar përhapjen e terapisë antiretrovirale në favor të mjeteve alternative të padobishme me bazë hudhrën, panxharin ose limonin.

Tshabalala-Msimang, shpesh i quajtur si Dr Panxhari, kishte gjetur një nga burimet e tij të frymëzimit pkërisht tek  iluzionet e “Behold a Pale Horse”. Vlerësohet se ndërmjet viteve 2000-2005 në Afrikën e Jugut kanë vdekur të paktën 330 mijë njerëz, të cilët mund të ishin shpëtuar nga barnat që bojkotoi qeveria, pa llogaritur 35 mijë fëmijët e infektuar nga nënat sieropozitive, të cilët nuk kishin marrë profilaksinë e nevojshme./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency