Sa të gatshëm janë qytetarët e vendeve evropiane për të luftuar, ja vendi ku renditen shqiptarët

0

Shoqata ‘Gallup International’ ka publikuar një sondazh botëror në lidhje me gatishmërinë e qytetarëve në shtete të ndryshme që janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre.

Loading...

Në sondazh janë përfshirë 64 vende, ndërsa janë pyetur 62 398 njerëz. Sipas sondazhit rezulton se 61% e të anketuarve në 64 vende të botës janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, ndërsa 27% nuk janë të gatshëm.

Gjithsesi ka dallime mes rajoneve, ku ajo që bie në sy është fakti se qytetarët në vendet e Evropës Perëndimore janë më pak të interesuar për të luftuar, kurse vendet e lindjes, Afrikës dhe Azisë janë më tepër të gatshëm për luftë.

Vendin e parë në listë e mban Maroku ku 94% e qytetarëve janë shprehur të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre në rast lufte, kurse vendin e fundit si më pak të gatshëm për të luftuar e mban Japonia me 11%. Në sondazh nuk është përfshirë Shqipëria, ndërsa 58% e qytetarëve të Kosovës janë shprehur të gatshëm për të luftuar.

Loading...

Lini nje pergjigje