Mbyllen hetimet për Ardit Gjoklajn, gazetari: Pasojë e “drekës së rastësishme”

0
180

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet në lidhje me vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landifillin e Sharrës. Në gjyq kanë përfunduar vetëm Dëfrim Hakrama përgjegjës i firmës “3R”  dhe fadromisti Edmond Kollari. Ata akuzohen për shkeljen e rregullave në punë me pasojë vdekjen e adoleshentit. Lënia jashtë e zyrtarëve të firmës dhe drejtuesve të bashkisë së Tiranës nuk është e rastësishme sipas gazetarit të Abc News Flamur Vezaj. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se kjo është “pasojë e drekës së rastësishme” mes kryebashkiakut Veliaj dhe prokurorit të çështjes Petrit Fushaj.

“Në gjyq, vetëm shoferi i fadromës dhe përgjegjesi i turnit të landfillit të Sharrës, kur u gjet i vrarë dhe gjymtuar Ardit Gjoklaj!!!! Administratori i kompanisë “3R” asnjë përgjegjësi për punësimin e një të mituri…etj!!!! Administratori, vazhdon i qetë pasi pagoi faturën e birrave dhe sallatës, të drekës së Lali Eri me Petrit Fushën, shefin e komanduar të prokurorisë së Tiranës!!!! Dreka, thonë se u pagua me parat të cilat administratori i “3R” i kishte fituar nga puna e selektimit të mbetjeve të riciklueshme nga Arditi dhe shokët e tij!! Bashkia dhe kompania e sajuar “Eco-Tirana”, asnjë përgjegjësi për mënyrën e marrëveshjes me shoqerinë 3R! Duke mos respektuar asnjë procedurë konkurimi nga Lali Eri dhe specialistët e tij! #dreka_te_rastesishme_paci_gjithmon# #te_fala_Vetingut#” – shkruan Vezaj.

Prokuroria thotë se çështja për zyrtarët e tjerë të bashkisë dhe firmës 3R është ende në hetim, por nuk jep asnjë të dhënë për fatin e këtyre hetimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here