Horoskopi ditor për diten e martë – 7. shkurt 2017

0
323

DASHI21. mars – 20. prill

Sot, qielli i dashurisë nuk do jete i kthjellet për ju te dashuruarit. Do jeni me shume xheloze sesa duhet për atë qe keni ne krah dhe ne ndonjë moment situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Për beqaret dita do filloje dhe do mbaroje për mrekulli. Përgatituni për emocione te veçanta. Ne planin financiar, pamaturia me shpenzimet do ju kushtoje shtrenjte. Kujdes!

DEMI21. prill – 21. maj

Nëse gjerat po ecin mire me partnerin, sot do merrni një vendim te rëndësishëm qe do ua mbushe shpirtin me gëzim. Nëse keni pasur mosmarrëveshje, situata do jete disi me e qete. Beqaret do kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje te qëndrueshme dhe me pak kujdes kane për t’ia dale mbanë. Financat nuk do jene te këqija, por po shpenzuat me sy mbyllur gjendja mund te dobësohet.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Dite shume e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme dhe nuk do ja arrini dot qëllimit për ta konsoliduar situatën. Për beqaret yjet kane programuar diçka fantastike. Ata duhet thjeshte te përgatiten për te përjetuar çdo emocion qe kane ëndërruar. Me financat duhet te jeni pak me vigjilente qe gjerat te ecin si duhet.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift do ketë goxha përmirësime sot. Do i shprehni edhe me shume ndjenjat qe keni për partnerin tuaj dhe qetësia do mbizotërojë ne çdo moment. Beqareve do ju duhet te luftojnë akoma me fort ne mënyrë qe ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Po priten gjate dikush tjetër do tregohen me i shkathet. Financat do jene me te organizuara dhe nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet e nevojshme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Dite pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni gjate gjithë kohës me atë qe keni ne krah dhe shume shpejt do merrni edhe një vendim te rëndësishëm. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës dhe shume shpejt do e ndryshojnë edhe statusin e tyre. Do ju duhet thjesht te bëjnë edhe pak durim. Ne planin financiar do jete mire te parashikoni çdo gjë para se te hidhni hapa.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Nëse shihni qe marrëdhënia juaj me partnerin nuk është aq e forte sa keni ëndërruar, mundohuni te bëni çdo përpjekje për ta përmirësuar atë. Me vullnet te mire do mund t’ia dilni mbanë. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm ne çdo moment pasi po bene gabime do vuajnë për një kohe te gjate. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Sot do i qëndroni tej mase besnike atij qe keni ne krah dhe nuk do tundoheni nga asgjë. Marrëdhënia ne çift do jete për t’u adhuruar. Beqaret do kenë një dite interesante dhe me njohje te reja, por jo te gjithë do mund te hedhin hapa te sigurta drejt një lidhjeje serioze. Financat mos i lini pas dore. Ne çdo moment mbajeni situatën nen kontroll qe te mos lindin probleme me pas.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete e jashtëzakonshme sot. Dashuria qe keni për njeri-tjetrin do i kaloje te gjitha pengesat dhe për asnjë çast nuk do ndiheni keq. Beqaret do mund te realizojnë një takim mjaft interesant, i cili mund te shndërrohet shpejt edhe ne diçka me tepër. Financat do mbrohen ne çdo moment nga Urani. Gjendja do vije vetëm duke u përmirësuar nga dita ne dite.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dita e sotme nuk ka për te qene aspak rutine. Gjate gjithë kohës do e mbani ndezur zjarrin e pasionit dhe kënaqësitë do jene te forta. Beqaret nuk do tërhiqen aspak nga aventurat kalimtare, përkundrazi do bëjnë te pamundurën për te filluar sa me pare një lidhje serioze e te qëndrueshme. Me shpenzimet do keni probleme te mëdha nëse nuk mateni para se te shpenzoni.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Merkuri do kujdeset tej mase për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Gjate gjithë kohës do mbizotërojë harmonia dhe mirëkuptimi. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit te tyre, por ne momentin qe me pak do e presin do ju ndodhe diçka e magjishme. Financat mbajini gjithë kohës nen kontroll sepse shume shpejt do ju nevojitet te kryeni pak me tepër shpenzime.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Yjet do bëjnë qe sot te afroheni edhe me tepër me partnerin tuaj dhe ta përforconi edhe me shume marrëdhënien qe keni krijuar prej disa kohesh. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen, por ta hedhin çdo hap me kujdes. Po bene gabime nuk do ketë me kthim pas. Për financat do jete dite delikate, kështu qe nëse keni shpenzime për te kryer lërini për me vone.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire sot për jetën ne çift. Mund te keni disa mosmarrëveshje me partnerin dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Për beqaret ka gjasa qe te konkretizohen ëndrrat dhe jeta e tyre te marre drejtimin e shumëpritur. Me shpenzimet mos u tregoni te pamatur sepse shume shpejt mund te përballeni me situata te pakëndshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here