• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dy vetë në gjyq për vrasjen e Ardit Gjoklaj, vazhdojnë hetimet për bashkinë

7 February, 2017
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona do të përgjigjen në gjykatë për vdekjen e Ardit Gjoklajt, që po punonte në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë, në 7 gusht 2016. Sipas njoftimit të prokurorisë: Përgjegjësi i turnit i kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj, i cili punonte pranë kësaj kompanie.

Për këtë çështje, krahas hetimeve të nisura për vdekjen e 17-vjeçarit, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë “3R”, shoqërisë “Eco Tirana” dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike. Hetimi për kompanitë dhe Bashkinë e Tiranës u veçua nga hetimi kryesor për vdekjen e Ardit Gjoklaj, për faktin se po përfundonin afatet e paraburgimit për dy personat e konsideruar përgjegjës për vdekjen e punëtorit, për të cilët përfundoi hetimi dhe u dërguan për gjykim. Nga hetimi për të pandehurit Dëfrim Hakrama dhe Edmond Kollari, ka rezultuar se:

LexoEdhe

Pas protestës së zhvilluar sot në Lezhë, arrestohet nënkryetarja e Bashkisë…

Shpërthen e qeshura në sallën e gjyqit/ I arrestuari nga policia: Nuk kam qenë fare në protestë!

E rëndë/ Rama është gjetur i vrarë. Pistat e dyshimit të policisë, ende asnjë gjurmë….

Në datën 7.8.2016, rreth orës 14.20, policia gjyqësore u njoftua se ne vendin e quajtur “Landfilli i Sharrës”, Tiranë ishte gjetur një kufomë në grumbullin e mbeturinave pranë sheshit të riciklimit. Kufoma ishte e seksit mashkull në të cilën nga këqyrja që ju bë u vërejtën plagë të shumta, si ato të shkaktuara nga mjete të tonazhit të rëndë. Trupi i dëmtuar i këtij shtetasi u dërgua në Institutin e Mjekesise Ligjore, ku u bë dhe identifikimi i tij dhe rezultoi se ishte shtetasi Ardit Gjoklaj, i datelindjes 1999 (17 vjec), lindur në Tropojë dhe banues tek ish kombinati tekstil, Tiranë.

Shtetasi Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës, prej afërsisht një muaji, aty ku subjekti “3R” sh.p.k ushtron aktivitetin e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në bazë të një aktmarreveshje me Bashkinë Tiranë, i cili edhe në momentin e gjetjes së tij, ishte i veshur me uniformën e punëtorit në landfill (kominoshe ngjyrë gri dhe doreza te gomuara pune). Nga keqyrjet ne vendin e ngjarjes u konstatua se zyra e shoqërise “3R” sh.p.k, e cila gjendet ne ambjentet e landfillit është e përshtatur në një kontenier, ku në këtë zyre u gjeten disa praktika me emra –mbiemra sipas turneve, me data te ndryshme, të cilat u sekuestruan dhe aty figuron i shënuar edhe emri i shtetasit Ardit Gjoklaj deri ditën e ngjarjes.

ShareTweetPin
Previous Post

Foto/ Duket si e rrënuar, por ja si duket nga brenda kjo shtëpi

Next Post

Sa të gatshëm janë qytetarët e vendeve evropiane për të luftuar, ja vendi ku renditen shqiptarët

linda

linda

Next Post

Sa të gatshëm janë qytetarët e vendeve evropiane për të luftuar, ja vendi ku renditen shqiptarët

Discussion about this post

Lajmet e fundit

Show Biz

E ftuara në studio suprizon moderatoren Rudina Magjistari…

by theboss
19 February, 2019
0

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ditën e djeshme në programin e saj të mbasdites është suprizuar nga e ftuara e...

Read more

Pas protestës së zhvilluar sot në Lezhë, arrestohet nënkryetarja e Bashkisë…

19 February, 2019

Shpërthen e qeshura në sallën e gjyqit/ I arrestuari nga policia: Nuk kam qenë fare në protestë!

19 February, 2019
Graphical Breaking News Background with news text on Bluish Outline Worldmap Background.

E rëndë/ Rama është gjetur i vrarë. Pistat e dyshimit të policisë, ende asnjë gjurmë….

19 February, 2019

Pse Lefter Koka po hedh vallen e Ramës?! Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë…

19 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -