Durrësi ‘rilind’ duke shkatërruar qytetërimin mesjetar (FOTO)

0
259

Duket se gjithcka po ndodh nën Torrën Veneciane për ndërtimin e Velierës, një projekt i cilësuar gjigand në Durrës tërheq vëmendjen e ekspertëve dhe qytetarëve të ndryshëm, por jo reagimin e një qyteti që duhet të mbrojë trashëgimninë e vet.

Sikurse shihet nga këto foto, në njërën nga këmbët e velierës, nga gërmimet, duket qartë një top mesjetar.

Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje, janë rrënojat që shfaqen, muret e trashë, që konsiderohen antike, mesjetare, rrënoja bizantine.

Nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse të shtetit se si do të veprohet në këtë rast. Apo edhe me punimet. Vincat dhe eksavatorët janë aty në mes të rrugës dhe I shohin të gjithë.

Thjesht, duket se qyteti dhe njerëzit e vet, janë në gjumë, e nuk e shohin gjithcka po u ndodh përballë syve.

Thuhet se punimet mbikqyren nga arkeologet, por askush nuk jep detaje te metejshme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here