Dështon programi i punësimit, nga 120 mijë punëkërkues përfitojnë vetëm 4.3%

0
303

Papunësia mbetet kryefjalë e çdo ditë në vendin tonë. Ajo që vihet re është numri i madh i të diplomuarve por jo vetëm të cilët në profesion , nuk mund të gjejnë asnjëherë një punë, por dhe në sektor të tjera e kanë të vështirë të punësohen. Në këtë mënyrë numri i papunësisë në vend mbanë shifra të larta, duke e kthyer Shqipërinë në një nderë vendet më varfra në Rajon dhe Evropë. Ajo që vihet re është papunësia e të gjitha moshave, duke e bërë gjithmonë dhe më kritike situatën në të cilën përballen çdo ditë vendi ynë. Edhe pse u premtuan vende të lira pune dhe një ndryshim për mirë i situatës. Ajo që vihet re nga dita në ditë janë shkarkime nga puna, pa motivacione, mbyllje të sketorve të ndryshëm të punëve. Duke e thelluar edhe më shumë numrin e papunësisë në vend. Në këtë mënyrë  për të reduktuar numrin e madhe të papunësisë dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve, u projektua Shërbimi Kombëtar i Punësimit, i cila erdhi si një nisëm e Ministrisë së  Mirëqenies Sociale e cila hapi zyra në të gjitha qytete e Shqipërisë. Ajo që u vu re ishin numri i madh i të papunëve të cilët prisnin radhën për tu regjistruar. Radhë të gjata dhe të lodhshme, me shpresën se një ditë, do të fitonin një vend pune.

Shifra alarmante të papunësisë

Nga 120 mijë punëkërkues të papunë të regjistruar zyrtarisht vetëm 4.3% kanë arritur të përfitojnë nga skemat e nxitjes së punësimit. Sipas të dhënave që referohen nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë parashikohet që kjo përqindje të arrijë në 4.5% në vitin 2017 dhe në 5% në 2018-ën. Gjatë vitit 2016 buxheti i dhënë për programet e nxitjes së punësimit ka qenë në rreth 490 milionë lekë. Numri i punëkërkuesve të papunë të cilët kanë arritur të përfitojnë llogaritet në 5,211, nga të cilët 869 ose 19% janë persona të papunë afatgjatë të përfshirë në program. 152 persona i përkasin personave të kategorive të tjera si rom, emigrantë etj. 469 studentë kanë ndjekur praktikat në administratë. 53 janë persona me aftësi të kufizuar dhe  31 të rinj punëkërkues të diplomuar, etj. Parashikohet që kjo strategji të mbështetet edhe nga fondet IPA 2015 nga BE-ja me rreth 30 milon euro që do të financohen deri në vitin 2018. Pjesa tjetër e kërkesave nga të papunëve, mbetet e pashqyrtuar duke i len ata edhe për disa kohë në këtë situatë në të cilën ndodhen.

Shërbim Kombëtar i Punësimit apo i Papunësimit!

Shërbimi Kombëtar i Punësimit është një shërbim publik autonom, me statusin e një administrate shtetërore qendrore. Ai funksionon nëpërmjet zyrave rajonale dhe vendore te punësimit, si dhe drejtorive rajonale te formimit profesional. Ai është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e tij, ” Për nxitjen e punësimit. Strukturat kryesore dhe kompetencat e tij rregullohen me Statutin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, aprovuar me Vendim të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e statutit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Në këtë mënyrë është një nderë shërbimet më të rëndësishme për popullin, që nëse do të funksiononte me idenë që u krijua radhët e gjata të papunave, nuk do të ishin të gjata. Mirëpo vërtetohet sërish që çdo “përpjekje” e supozuar si e tillë, për ti ardhur në ndihmë hallexhinjve, të dështojë. Duke e lënë popullin të pashpresë dhe në mjerim prej skamjes.

Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here