Xhunga komentoi veshjen e tij në homazhin e Dritëroit, Braçe: Pisanjose që urren ujin, mos u merr me veshjen time (FOTO)

0

Deputeti socialist, Erjon Braçe ka shpërthyer sot në akuza ndaj gazetarëve “pisanjosë”, siç i ka cilësuar, lidhur me shkrimet e botuara në media një ditë më parë që e kritikonin për veshjen gjatë ceremonisë së homazheve për Dritëro Agollin.

Loading...

Untitled

Shkrimi i publikuar në portalin dritare.net të gazetares Rudina Xhunga

Në një status të gjatë në “Facebook” dhe me një gjuhë aspak etike, për më tepër ndaj një femre, Braçe sulmon në veçanti gazetaren, Rudina Xhunga, të cilën e klasifikon në kategorinë e “pisanjosëve” dhe që sipas tij që “e urrjenë ujin”.
Shpërthimi i Braçes duket se ka lidhje me një lajm të publikuar në portalin dritare.net të Rudina Xhungës ku dje Braçe “kritikohej” për veshjen në ceremoninë mortore të Dritëroit.

Statusi i plotë i Erjon Braçes
GAZETARIA E “PISANJOSEVE” DHE UNE!!
Qimit dhe Qimes,
Ju dhembi shume e enjtja!
Vecanerisht e verteta mbi “lidhjet kriminale te Erion Braces”, sherbyer si shpifje nga Berisha dhe, lepire nga keta me te gjithe gjuhen, gjere e gjate, madje deri ne lakimet me te pista!
E verteta me foto e se enjtes su mjaftoi!
Edhe pse sfidova Berishen, keta natyrisht, per te treguar qofte edhe nje prove sado periferike kunder meje;
Jo vetem qe se bene, jo vetem qe pas kesaj nuk kerkuan ndjese, por u rikthyen te shpifin serish.
Qimi dhe Qimja,
Kane zbuluar veshjet e mia “firmato” e “te shtrenjta”!
Ja ku i keni!
Palltoja e famshme, kushton vec 21.990 leke;
po eshte e Zara-s por kaq kushton; ose 159.90 eu sa e bleva une.
Pas 10 vitesh me nje pallto, vjet ne dimer vendosa te blej kete pallto.
Pantallonat e famshme jane po te Zara, kushtojne 39.95 euro;
per transparence, kam blere dy pale.
Tani nese Qimi, Qimja dhe Rudina Xhunga,
kane ne garderobe pallto e pantallona me te lira se keto,
atehere kane te drejte qe cke me te.
Por, te kene parasysh dy gjera;
E para, une kam patur per vite te tera rroge me te madhe se ta;
bej fjale gjithnje per rrogen qe u kam pare keto dy jave ne Tatime.
E dyta, sa kushtojne pantallonat e mia,
ju kushton lyerja e flokut dhe larja me ate rast.
E di qe kjo eshte nje ceshtje aq banale sa ska,
por thashe tu pergjigjem, per te treguar se sa genjejne,
sa shume shpifin, duke lepire njeri tjetrin.
Kjo eshte “gazetaria” e pisanjoseve!!
vo: e para, per shijet e mia as qe i marr leje kujt, as qe i jap llogari kujt; e dyta, ata/ato nga udheheqesit e medias apo “borgjezia e medias”, qe urrejne ujin, smund te gjykojne veshjen e kerkujt,
as te miat.

Loading...

Lini nje pergjigje