Parlamenti Europian voton me 14 shkurt rezolutën për Shqipërinë

0
145

shkurti është dita kur Parlamenti Europian pritet të miratojë zyrtarisht rezolutën për Shqipërinë, bazuar në raportin e përgatitur nga Knut Fleckenstein dhe të miratuar në Komisionin e Jashtëm.

Eurodeputetët kanë kërkuar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

Raportuesi për Shqipërinë thekson se implementimi i reformës në drejtësi është jetik për vendin dhe se tashmë nuk mjafton vetëm ana teorike e saj.

Sa i përket çështjes së hapjes së negociatave të vendit tone me qëllim intergrimin në Bashkimin Europian, Fleckenstein shprehet se kjo mund të ndodhë pas zgjedhjeve të qershorit.

Dy grupet kresore politike votuan me konsensus 231 amendamente ku një pjesë e rëndësishme e tyre kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, forcimin e zbatimit të ligjit për shërbimin civil përmes një administrate të depolitizuar dhe profesionale dhe forcimin e të drejtave të minoriteteve në vend.

Komisioni i Jashtëm bën thirrje për dialog konstruktiv mes  qeverisë dhe opozitës për përparimin e vendit dhe reformave të integrimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here